Janusz Bugajski: Si e ndikon Shqipërinë rezultati i zgjedhjeve në Malin e Zi

0
348

Janusz Bugajski

Zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit në Malin e Zi janë një provë e rëndësishme jo vetëm për shtetësinë e vendit, por edhe për stabilitetin rajonal. Mali i Zi është shënjestruar nga revizionistët serbë dhe imperialistët rusë se ka ngrirë zgjerimin e NATO-s dhe se ka bërë të dështojë procesi i perëndimizimit në Ballkanin Perëndimor.

Që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti e organizuar nga inteligjenca ushtarake e Rusisë gjatë zgjedhjeve pararendëse në tetor 2016, mbi Malin e Zi ka vazhduar të ushtrohet presion për të bërë pavarësinë e tij dhe pranimin në NATO të dështojë. Nacionalistët serbë të ndihmuar nga shërbimet e inteligjencës së Moskës, mediat ruse dhe oligarkët e Presidentit Vladimir Putin kanë ndërmarrë një fushatë intensive kundër qeverisë në Podgoricë dhe po shfrytëzojnë çdo çështje që mund të zgjerojë ndarjet shoqërore dhe të diskreditojë autoritetet.

Kisha Ortodokse Serbe jep shtysë për protesta publike kundër një ligji të ri që synon të regjistrojë të gjitha ndërtesat fetare dhe tokat që ishin në pronësi të mbretërisë së pavarur të Malit të Zi para se ai të gllabërohej nga Jugosllavia e mbizotëruar nga serbët. Besimtarët janë përhumbur në demonstrata kundër një ligji që opozita e quan anti-serb dhe anti-ortodoks. Në realitet, është e rëndësishme për çdo shtet që i përmbahet sundimit të ligjit të gjurmojë pronësinë e pronës zyrtare dhe nëse ajo është përfituar ligjërisht. Ky gjithashtu do të jetë një hap i rëndësishëm për rivendosjen e Kishës Ortodokse të Pavarur të Malit të Zi, forcimin e shtetësisë malazeze dhe rinjohjen e historisë vetjake të vendit.

Blloku politik “pro-serb” drejtohet nga Fronti Demokratik dhe disa parti dhe koalicione më të vogla. Ndërsa një pjesë e votuesve e mbështesin opozitën në baza fetare ose kombësie, të tjerë bëjnë fushatë kundër korrupsionit të zyrtarëve dhe theksojnë se Presidenti Milo Gjukanovic dhe Partia Demokratike e Socialistëve kanë drejtuar vendin për një kohë shumë të gjatë. Sidoqoftë, akuza të tilla shpesh fshehin objektiva më të mëdha politike.

Figurat politike që janë të orientuar nga Serbia pretendojnë se politikat e jashtme dhe të sigurisë të Malit të Zi nuk duhet të bien ndesh me ato të Beogradit ose Moskës. Ata pretendojnë se nuk ka identitet të veçantë malazez dhe se qeveria ka tradhtuar të qënit serb përmes anëtarësimit të saj në NATO dhe njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur. Ata e akuzojnë Aleancën për krime lufte në 1999, kur ajo çliroi Kosovën nga pushtimi i Sllobodan Millosheviçit.

Kisha Ortodokse e Serbisë siguron një ombrellë për opozitën politike dhe, me bekimin e Beogradit, kleri ndërhyn drejtpërdrejt në politikën malazeze. Qëllimi fundor, qoftë përmes kutisë së votimit, qoftë përmes një grushti shteti me ndihmë subversive nga Kremlini, është të krijojë një qeveri që i nënshtrohet Beogradit dhe të mbetet pasive kundrejt Moskës. Nuk mund të mos merret parasysh mundësia e një provokimi tjetër të dhunshëm, qoftë gjatë ose pas zgjedhjeve.

Është ironike se si nacionalistët serbë ankohen për mungesë demokracie në Mal të Zi duke akuzuar Gjukanoviçin si diktator, por nuk arrijnë të zbatojnë të njëjtat parime në Serbi, ku një parti e vetme monopolizon politikën dhe institucionet qeveritare. Vuçiç mund të përdor mandatin e tij të zgjeruar së fundmi në një prej këtyre dy mënyrave. Ai mund të vazhdojë të mbështesë ose tolerojë grupet serbe që janë të vendosur të destabilizojnë Malin e Zi, ose ai mund të veprojë si një burrë shteti duke nënvizuar se shtetësia e Malit të Zi është e pakthyeshme. Politikat e tij të tanishme shprehin se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina mbeten objektivat kryesore për një projekt të Serbisë së zgjeruar.

Vuçiç gjithashtu ka fuqinë t’I vërë fre rolit provokues të anëtarëve të klerit ortodoks serb. Dhe nëse ai është i vërtetë në mbrojtjen e pavarësisë së Serbisë, atij i duhet të mësojë nga Mali i Zi të kufizojë rolin dëmtues të Rusisë në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Kjo do t’i japë atij më shumë prestigj në rajon dhe do të tregojë se Serbia mund të jetë një faktor stabiliteti në vend që të jetë një mjet intrigash dhe destabilizimi i Kremlinit.

Është për të të ardhur keq që në këto zgjedhje jetike për Malin e Zi, partitë shqiptare nuk qenë në gjendje të krijojnë një koalicion të vetëm dhe në këtë mënyrë të fitojnë më shumë vende në parlament. Sidoqoftë, sprova të rëndësishme presin liderët shqiptarë të Malit të Zi pas zgjedhjeve kur atyre i duhet të ngrejnë zërin në mbështetje të trans-Atlantizmit dhe kundër Pro-Rusizmit. Cilatdo qofshin kritikat që mund të ngrihen kundër Gjukanoviçit brenda vendit, ai mbetet një mbrojtës i vendosur i pavarësisë, sigurisë rajonale dhe integrimit perëndimor.

Shqipëria do të përballet me një fqinj potencialisht armiqësor verior nëse opozita pro-Moskë do të fitonte pushtetin në Mal të Zi. Për të mbrojtur më mirë rajonin nga të gjitha format e jashtme të destabilizimit, Tiranës dhe Podgoricës do t’i duhet të konsolidojnë bashkëpunimin e tyre në të gjitha aspektet e sigurisë. Rreziqet do të intensifikohen në vazhdën e pandemisë dhe tkurrjes ekonomike.

Dita 84, Albania
MONTENEGRO’S VITAL ELECTIONS
Janusz Bugajski, 28 August 2020

Montenegro’s general elections on 30 August are an important test not only for the country’s statehood but also for regional stability. Montenegro has been targeted by Serbian revisionists and Russian imperialists for freezing NATO enlargement and reversing the process of Westernization in the Western Balkans.

Since the failed coup attempt organized by Russia’s military intelligence during the last elections in October 2016, Montenegro has continued to be pressured to reverse its independence and accession to NATO. Serbian nationalists assisted by Moscow’s intelligence services, the Russian media, and President Vladimir Putin’s oligarchs conduct an intensive campaign against the government in Podgorica and exploit any issues that can widen social divisions and discredit the authorities.

The Serbian Orthodox Church provides the impetus for public protests against a new law that aims to register all religious buildings and sites that were owned by the independent kingdom of Montenegro before it was absorbed by Serb-dominated Yugoslavia. Religious believers have been caught up in demonstrations against a law which the opposition depicts as anti-Serb and anti-Orthodox. In reality, it is important for any state abiding by the rule of law to trace the ownership of official property and whether it had been legally acquired. It will also be an important step in restoring Montenegro’s independent Orthodox Church, bolstering Montenegrin statehood, and reasserting the country’s distinct history.

The “pro-Serbian” political bloc is led by the Democratic Front and several smaller parties and coalitions. While some voters support the opposition on religious or national grounds, others campaign against official corruption and assert that President Milo Djukanovic and the Democratic Party of Socialists have been in office for too long. However, such charges often disguise deeper political objectives.

Serbia-oriented political figures claim that Montenegro’s foreign and security policy must not conflict with that of Belgrade or Moscow. They allege that there is no distinct Montenegrin identity and that the government has betrayed Serbdom through its membership in NATO and recognition of Kosova as an independent state. They accuse the Alliance of war crimes in 1999 when it freed Kosova from Slobodan Milosevic’s occupation.

Serbia’s Orthodox Church provides an umbrella for the political opposition and the clergy interferes directly in Montenegrin politics with Belgrade’s blessing. The ultimate aim, whether through the ballot box or through a coup with subversive assistance from the Kremlin, is to establish a government that is subservient to Belgrade and remains passive toward Moscow. One cannot discount the possibility of another violent provocation either during or after the elections.

It is ironic how Serbian nationalists complain about the lack of democratic oversight in Montenegro by accusing Djukanovic of being a dictator, but fail to apply the same principles to Serbia, where a single party monopolizes politics and government institutions. Vucic can use his recently expanded election mandate in one of two ways. He can continue to support or tolerate Serbian groups that are determined to destabilize Montenegro, or he can act as a statesman by underscoring that Montenegro’s statehood is irreversible. His current policies illustrate that Montenegro, Kosova, and Bosnia-Herzegovina remain the key targets for an expanded Serbia project.

Vucic also has the power to place brakes on the provocative role of members of the Serbian Orthodox clergy. And if he is genuine in defending Serbia’s independence, he needs to learn from Montenegro in curtailing the subversive role of Russia in the country’s domestic and foreign policy. This will earn him a higher stature in the region and demonstrate that Serbia can be a factor of stability rather than a tool of Kremlin intrigue and destabilization.

In this vital election for Montenegro it is unfortunate that Albanian parties were unable to forge a single coalition and thereby gain additional parliamentary seats. Nonetheless, important tests lie ahead after the elections when Montenegro’s Albanian leaders must amplify their voice in support of trans-Atlanticism and against pro-Russianism. Whatever criticisms can be levelled against Djukanovic domestically he is a staunch defender of independence, regional security, and Western integration.

Albania would face a potentially hostile northern neighbor if the pro-Moscow opposition were to gain power in Montenegro. To better protect the region from all forms of outside subversion, Tirana and Podgorica will need to consolidate their cooperation in all aspect of security. The dangers will intensify in the wake of the pandemic and economic contraction.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here