“Unë nuk kam ardhur nga shtëpia, por nga ballkoni”, kryeministri Rama zbulon strategjinë e qeverisë dhe jep mesazhin e prerë për banorët: Teoria që unë nuk e lë banesën nuk do funksionojë!

0
308

Kryeministri Edi Rama deklaroi mëngjesin e sotëm se bashkë me Ministrinë e Turizmit po punohet me marrëveshje me të gjitha kompanitë e hotelerive në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të strehuar të gjithë ata që kanë mbetur pa banesë.

“Shpëtimi i jetëve mbetet prioritet i ditës së sotme. Më pas është akomodimi i atyre që janë pa çati. Mbrëmë i kemi sistemuar 1450 banorë në zonën e qytetit të Durrësit dhe 700 banorë në zonën e Thumanës pa llogaritur strukturat akomoduese në Tiranë. Nevoja e njerëzve për të mos qenë vetëm ka zbrazur një pjesë të madhe të këtyre tendave sepse janë hapur shumë dyer të afërmish, fqinjësh dhe të njohurish. Unë nuk kam ardhur nga krevati por nga ballkoni. Gatishmëria ka qenë shumë e madhe. Nuk mund të pranojnë që disa familje të kalojnë dimrin në tenda apo t’ia lëmë si barrë familjeve të tjerave. Nuk mund të kalojnë një kohë të gjatë me një barrë të tillë. Me ministrin e Turizmit po punojmë për një marrëveshje me kompanitë e hoterive në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të akomoduar banorët pa shtëpi. Nuk do të toleroj asnjë banor që të qëndrojë në banesën e dëmtuar. Teoria që unë nuk lë shtëpinë nuk do të funksionojë. Të gjitha shtëpitë që kanë rezultuar të riparueshme, sot nuk janë më ashtu. Kemi filluar punën me ministren e infrastrukturës që të kemi një organizim të transportit për fëmijët që do shkojnë në shkollë dhe me ministren e Arsimit për të krijuar një asistencë për këta fëmijë”, tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here