Ditët e fundit në shtypin rozë është përfolur për një largim të mundshëm të Ermal Mamaqit nga Tv Klan.
Lidhur me këto, moderatori ka folur vetë. Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “3-shat”, ku ndër të tjera u pyet nga Bora Zemani për këtë pjesë.
“A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, e pyeti Bora ndërsa Ermali iu përgjigj: “Do vazhdojë patjetër, besoj”.
“Do të vazhdojë në Klan?”, e pyeti Bora.
“Po, besoj, patjetër në Klan”, iu përgjigj Ermali.
“Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, vazhdoi Bora.
“Po, mund të jetë një gjë tjetër”, u përgjigj Ermali duke e lënë përgjigjen evazive nëse do ndryshojë ekran sezonin e ri.