Prej ditës së shtunë Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën e aktorit të humorit Erion Isai për Bashkinë e Kolonjës.
Menjëherë pas kësaj Isai filloi zyrtarisht edhe fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkohë në një foto të publikuar në rrjetet sociale Erion Isai shfaqet duke darkuar me aktorin e humorit Arben Dervishi dhe ish-deputetin e PS për zonën e Kolonjës Alfred Dalipin.
Ata janë fotografuar të tre teksa duket se kanë diskutuar lidhur me fushatën për zgjedhjet të cilat janë me shumë afër.
Dy ditë më parë Isai u shpreh se detyra është gjithnjë përgjegjësi e lartë, por detyra e administrimit të Kolonjës është mision, privilegj dhe krenari e gurit në vendin që të jep titullin e origjinës.
Kujtojmë që Erion Isai u komentua shumë në media që nga aktor humori u bë pjesë e politikës duke kandiduar për një post shumë të rëndësishëm.