A po i dërgon mesazhe Gjykatës për Saimir Tahirin? Rama jep përgjigjen që nuk pritej: Pafajësia e tij është fakt konkret!

0
312

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët gjatë një konference nëse po i dërgon mesazhe Gjykatës Kushtetuese kur thotë se ish-ministri Saimir Tahiri është i pafajshëm.

Rama deklaroi se pafajësia e Tahirit është fakti konkret dhe se nuk i pëlqen të merret me procesin gjyqësor.

‘Unë po flas për një fakt konkret nuk merrem me procesin dhe për procesin PS është një tjetër shembull pse ne jemi ndryshe, ka bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti në vend, kur një përfaqësues i lartë i saj është vënë në akuzë publike, shkarkimi i plotë i tij dhe tërheqja e plotë e PS për të bërë avokatin e tij në publik. Këtu hidhen bomba bazuar në ‘alo Niçe’ imagjinoni çfarë. Unë fola për pjesën e përgjimeve, ato janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe për demokracinë’, tha Rama ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here