Google search engine
Home Aktualitet Gjuajti Ramën me këpucë, protestuesi rezulton me ndërtime pa leje edhe në...

Gjuajti Ramën me këpucë, protestuesi rezulton me ndërtime pa leje edhe në Sarandë (Emri)

0
633

Ilias Katiraj, është personi i cili tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin Edi Rama, teksa ky fliste për mediat në ambientet e jashtme të Spitalit të Traumës pas protestës së dhunshme tek parlamenti disa ditë më parë.

Bashkëshortja e tij si dhe deputetë të opozitës ishin kundër masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata, pasi sipas tyre ishte një veprim i kryer pas vendimit për të prishur shtëpinë e tij pa leje tek zona e Unazës së Re.
Por preteksti se ai objekt ishte i vetmi ku mund të fuste kokën familja e Katiraj duket se bie poshtë për shkak të disa dokumenteve zyrtare që vërtetojnë të kundërtën.
“Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili. Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë,” thuhet në dokumente.
Sipas dokumenteve dhe fotov, Katiraj ka objëkt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009.
foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here