Mbyllja e hetimit për Ramën, reagon ashpër Basha:Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi

0
460

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për të pushuar hetimin ndaj kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Lulzim Basha shprehet se ky vendim është marrë me qëllim që të mbrohet një kriminel sipas tij, dhe se kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shpejt.

Statusi i plotë:

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.
Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.
Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here