Hyn në fuqi udhëzimi për kartën e posaçme të policëve, do blejnë ushqimet 5 deri 10% më lirë

0
54

Punonjësit e Policisë së shtetit do të pajisen me kartë të posaçme për blerjen e ushqimeve 5 deri 10% më lirë sesa shiten në supermarkete. Në udhëzimin e botuar në Fletoren Zyrtare “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e Policisë së Shtetit” përcaktohet se punonjësit e policisë për t’u pajisur me kartë të posaçme, duhen të hapin një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë. Me llogarinë e posaçme, sipas Udhëzimit bankat e nivelit të dytë i japin përparësi njësive tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre që sigurojnë ulje jo më pak se 5% të të gjitha kategorive të produkteve ushqimore, në raport me çmimin e zakonshëm të shitjes së tyre për konsumatorët e tjerë, si dhe uljen jo më pak se 10 % të produkteve të shportës. Karta e posaçme do të jetë e lidhur me një llogari bankare të posaçme që nuk lejon kryerjen e veprimeve të tjera bankare përveç se kreditimin e kompensimit financiar, në masën e përllogaritur për blerjen e produkteve ushqimore. Për këtë qëllim, llogaria e posaçme ose karta e posaçme nuk duhet të lejojë tërheqjen e parave fizike, në sportelet e bankës ose nëpërmjet bankomateve (ATM – Automatic Teller Machine), transfertat dalëse në llogari të tjera ose çdo lloj veprimi tjetër bankar që transferon fondet nga llogaria, me qëllim kryerjen e transaksioneve bankare të ndryshme nga blerja e produkteve ushqimore. Në udhëzim përcaktohet se karta e posaçme është e vlefshme për aq sa zgjasin marrëdhëniet e punës të punonjësit në Policinë e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here