Nikolla dhe Manastirliu inspektojnë shkollat në Fier/ Ultimatum drejtorëve: Shpërndani librat në kohë dhe përgatisni klasat

0
545

Teksa 16 shkolla në Fier po mbyllen, ministrja e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë kanë shkuar për të inspektuar kushtet në terren.

Ministrja Lindita Nikolla kërkoi nga drejtuesit e shkollave që të kujdesen për shpërndarjen e librave në kohë, por edhe me sistemimin e ambienteve shkollore.

“Ne jemi bashkë për të vijuar detyrën dhe me gjithë vëmendjen maksimale në mënyrë që kjo javë të jetë javë jo vetëm e realizimeve e detyrave të lëna nga inspektorati, por të gjithë jemi në kushtet  optimale të zhvillimit të përgjegjësive të arsimit, shëndetësia, pushetit vendor për të mundësuar që 17 shtatori në të gjitha shkollat të kemi realizuar kushtet sa më optimale, sigurisht brenda gjithë mundësive, për të filluar vitin e ri shkollor në të gjitha nivelet  që nga çerdhet deri tek gjimnazet”, u shpreh Nikolla.

Ministrja Nikolla tha gjithashtu se shpërndarja e teksteve falas nga viti që vjend o të shtrihet edhe në klasat e 5-ta dhe deri në fund të mandatit do të përmbyll ciklin e arsimit 9-vjeçar.

“Ne jo vetëm që mundësojmë një shërbim të ri përmes teksteve falas por nga ana tjetër po përpiqemi të instalojmë edhe një proces të ri që lidhet me edukimin, që lidhet me marrëdhënien që fëmijët kanë për librin, është një proces që ndodh edhe në vendet e Bashkimit Evropian, fëmijët tanë nuk kanë asgjë ndryshe nga fëmijët e tjerë të Bashkimit Evropian, që punojmë me tekstet ruajnë atë dhe në fund të vitit e dorëzojnë atë”, shtoi më tej ministrja.

Dy ministret së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor inspektuan kushtet ku fëmijët do të mësojnë në shkollën 9-vjecare “Dino Ismaili” në Levan dhe shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here