Google search engine
Home Sport Prapaskenat/ Si u kris raporti mes Tares dhe Furlanit te Milani dhe...

Prapaskenat/ Si u kris raporti mes Tares dhe Furlanit te Milani dhe pse ndodhën ndryshimet

0
37

Zhvillimet në prapaskenë te Milani zbulojnë një krisje në nivelet e larta drejtuese, ku përplasja e strategjive mes drejtorit Igli Tare dhe administratorit të deleguar Giorgio Furlani solli kaosin e brendshëm.

Çarja përfundimtare mes të dyve duket se nisi me transferimin e Riçit, një lëvizje e kryer e krejtësisht nga Furlani pa marrë më parë miratimin e Tares dhe trajnerit Alegri. Ky operacion u favorizua dukshëm nga raportet e ngushta, pasi agjenti i lojtarit, Busardo, njihet si mik i afërt me ish-administratorit kuqezi. Distanca mes palëve u thellua akoma më tej në zgjedhjen e lojtarëve për mesfushën, ku Furlani vendosi veton kundër afrimit të Granit Xhakës, i cili ishte përzgjedhja kryesore e Tares.

Në vend të tij, Busardò mori një mandat të ri direkt nga Furlani për të nisur bisedimet për Hojlund, duke përgatitur paralelisht edhe planin rezervë që mbante emrin e Harder. Por, tensionet arritën kulmin kur Furlani bllokoi përfundimisht negociatat e nisura nga Tare për transferimin e Dushan Vlahoviçit, duke përdorur si argument arsyet financiare dhe balancat e rrepta të buxhetit. Ky bllokim e la klubin të zbuluar në ditët e fundit të merkatos, çka e detyroi administratorin të futej në një situatë paniku paniku. Për të shpëtuar imazhin, Furlani shpenzoi plot 35 milionë euro për Nkunkun në momentet e fundit të afatit kalimtar, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me drejtuesit e Çelsit.

Kjo strategji e personalizuar e Furlanit u konfirmua edhe me bllokimin e shitjes së Gimenezit, të cilin ai vetë e kishte blerë për 31 milionë euro në merkaton e dimrit të vitit 2025. Ky refuzim erdhi si një lëvizje thjesht politike brenda klubit, me qëllim që Furlani të mos humbiste besueshmërinë dhe peshën e tij në sytë e pronarit të Milanit, duke konfirmuar se merkatoja kuqezi udhëhiqet nga lojërat e pushtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here