Google search engine
Home Sport Skenarët e skuadrave në “Final Four”, në garë tre klube por çelësat...

Skenarët e skuadrave në “Final Four”, në garë tre klube por çelësat e kupës i ka Dinamo

0
36

Kategoria Superiore e këtij sezoni po shkon drejt fundit me emocione të mëdha, ndërsa pas përfundimit të javës së dytë të fazës “Final Four”, tre skuadra vazhdojnë të kenë shanse për të fituar titullin kampion. Egnatia mban aktualisht vendin e parë falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Elbasanit, edhe pse të dy ekipet kanë të njëjtin numër pikësh. Ndërkohë, edhe Vllaznia mbetet në garë për trofeun, megjithëse me një skenar më të ndërlikuar. Egnatia do të sigurojë matematikisht titullin nëse arrin të mposhtë Dinamon në ndeshjen e fundit. Kampionët mund të shpallen edhe me një barazim, por vetëm nëse Elbasani nuk arrin fitore ndaj Vllaznisë. Nga ana tjetër, Elbasani ka nevojë për triumf ndaj shkodranëve dhe një hap fals të Egnatias për të marrë kreun. Verdheblutë mund të fitojnë titullin edhe me barazim, por vetëm në rast se Dinamo arrin të mposhtë Egnatian. Sa i përket Vllaznisë, skuadra shkodrane duhet patjetër të fitojë përballë Elbasanit dhe njëkohësisht të shpresojë te fitorja e Dinamos ndaj Egnatias për të realizuar përmbysjen në garën për titull.

Dinamo s’fiton vetë por ka çelësin e trofeut

Dinamo po përgatitet për një nga ndeshjet më të vështira të fazës aktuale të kampionatit, ndaj liderëve, Egnatias në një ndeshje që vendos titullin. Situata në kampin blu nuk është ideale, pasi skuadra vjen me disa mungesa të rëndësishme dhe me një repart mbrojtës që mbetet pika më e ndjeshme. Problemi kryesor për Dinamo në prag të kësaj sfide është lista e gjatë e mungesave dhe gjendja jo e mirë e disa lojtarëve kryesorë. Lorran dhe Neziri janë të konfirmuar jashtë ndeshjes, duke i hequr trajnerit alternativa të rëndësishme në formacion. Ndërkohë, Dita dhe Bregu mbeten në dyshim dhe do të vlerësohen gjatë javës, në varësi të ecurisë së rikuperimit të tyre. Një tjetër problem shtohet me Teikseiran, i cili është në gjendje të pasigurt fizike dhe mbetet deri në fund një vendim i vështirë për aktivizim. Për më tepër, Gudiabi mungon zyrtarisht për shkak të kartonit të kuq, duke i shtuar edhe një mungesë të detyruar skuadrës. E gjithë kjo situatë e ka goditur veçanërisht repartin e mbrojtjes, i cili konsiderohet si pika më problematike e Dinamos në këtë moment.

Vllaznia në krizë psikologjike

Referuar lajmeve dhe analizave që jepn në median e shkruar sportive në kampin shkodran tashmë humori nuk është aspak pozitiv dhe tensioni ndihet qartazi, teksa ëndrra për titullin kampion duket gjithnjë e më larg. Ndeshja ndaj rrogozhinasve nxori në pah një Vllazni nervoze, të paqartë dhe pa qetësinë që e ka karakterizuar në momentet më të mira të sezonit. Kuqeblutë nuk arritën të mbanin nervat nën kontroll në shumë episode të takimit, ndërsa reagimet në fushë lanë të kuptohej se skuadra po vuan jo pak presionin e momentit. Në disa momente, sjellja e lojtarëve dha sinjale se ekipi mund të ketë hyrë në një fazë dorëzimi psikologjik. Ajo që bie në sy është fakti se nga klubi nuk ka pasur asnjë reagim publik pas humbjeve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here