Google search engine
Home Sport Alban Bushi zbulon Shqipërinë U21 para miqësoreve me Italinë dhe Slloveninë

Alban Bushi zbulon Shqipërinë U21 para miqësoreve me Italinë dhe Slloveninë

0
16

Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”. Tekniku kuqezi komentoi listën e lojtarëve të grumbulluar, gjendjen e ekipit, kundërshtarët e radhës dhe përgatitjet e Shqipërisë U-21 për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027. Trajneri Bushi u ndal gjithashtu te potenciali i lojtarëve të rinj, dhe objektivat e skuadrës për të vijuar ecurinë pozitive. “Nga kampionati shqiptar nuk është se kemi shumë lojtarë, përsa i përket Kombëtares U-21, sepse ka pak. Ka pak, por këto që janë, janë cilësorë. Më shumë i kemi nga jashtë. Do të doja shumë që të kishim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, sepse është shumë e rëndësishme për ne, i kemi më afër dhe mund t’i ndjekim. Por gjithsesi ky është një brez që nuk ka. Datëlindja 2004/2005 nga kampionati shqiptar janë shumë pak”, tha Bushi.

Potenciali i elementëve për të qenë në Kombëtaren A

Më tej trajneri Bushi komentoi mundësinë që disa prej këtyre elementëve të Shqipërisë U21 të angazhohen në Kombëtaren A. “Çdo lojtar që është pjesë e U-21 dhe jo vetëm, por e të gjithë ekipeve Kombëtare të moshave, patjetër që ka potencial për të qenë në ekipin A. Ne te lojtarët nuk shohim performancën, por shohim më shumë potencialin që ata kanë. Sepse me performancat, janë lojtarë që mund të ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje për shumë arsye. Por potencial kanë të gjithë. Pastaj më i zoti është ai që është më i përkushtuar, më i disiplinuar për të arritur më lart, siç kanë arritur të tjerë. Ne kemi dërguar shumë lojtarë nga U-21, nga U-19 etj. Kanë qenë shumë lojtarë që kanë ikur në ekipin A. Kanë qenë shumë të përkushtuar. Nuk dua të përmend emra, por pothuajse 80% e ekipit Kombëtar A janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Shqipëria e tanishme jo më e mira te mosha U21

Për Alban Bushin ky brez që është në ekipin kombëtar U21 nuk është më i miri ndonjëherë nga cilësia, por është më i miri nga forca. “Më kualitativi mendoj që nuk është, por është grupi më i fortë që ne kemi pasur ndonjëherë. Të gjitha moshat që ne kemi pasur kanë luajtur me zemër dhe me shpirt, por këta janë shumë kompaktë. Këta të bëjnë shumë krenarë me luftën që bëjnë dhe me atë që tregojnë në fushë. Të bëjnë shumë krenarë dhe të japin shumë shpresë. Pavarësisht se nuk kanë kualitetet e kundërshtarëve me të cilët ne kemi luajtur në vazhdimësi, kundërshtarë të mëdhenj, i kanë përballuar me shumë sukses. Edhe me Gjermaninë dhe Zvicrën jemi përballur si të barabartë, pavarësisht se Gjermania bëri diferencën në fund dhe na mundi me rezultatin 2-0. Është një grup që të bën krenar. Është gjë e bukur të punosh me ta dhe kam shumë shpresë që do të shkojë shumë mirë”, shtoi Bushi.

Rivalët

Trajneri Bushi komentoi edhe rivalët në dy miqësoret e radhës. “Sllovenia dhe Italia janë skuadra shumë të forta, kanë shumë kualitet. Italia pothuajse e ka të garantuar që do të jetë në Europian, ndërsa Sllovenia është në ato ujëra. Janë ekipe shumë të mira, me një fizik shumë të mirë, sidomos ekipi slloven. Sllovenia është një ekip që luan në sulm, me shumë pasime, vjen gradualisht, por është një ekip shumë i rrezikshëm”, përfundoi Bushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here