Google search engine
Home Sport Asllani e Ismajli marrin kritika nga Torino, Rrahmani “ylli” i ri shqiptar...

Asllani e Ismajli marrin kritika nga Torino, Rrahmani “ylli” i ri shqiptar në kampionatin çek

0
141

Lojtarët e përfaqësueses tonë që luajnë në kampionatin italian janë kontigjenti kryesor i trajnerit Silvinjo dhe lojtarët që luajnë në Serie A janë më të kuotuarit për të qenë në formacionin e tij. Kjo dhe për faktin e Silvinjo e njeh futbollin italian, është trajnuar si teknik aty dhe praktikon skemat e futbollit italian edhe në përfaqësuese. Kalimi i Kristjan Asllanit nga Interi te Torino bëri bujë, kjo dhe për faktin se mesfushori kuqezi e zuri shpejt vendin në formacion e pati paraqitje të mira. Por kohët e fundit për të dhe për mbrojtësin Ardijan Ismajli ka patur edhe kritika, pasi vetë presidenti i klubit, Urbano Kairo, e ka quajtur merkaton të paefektshme deri tani.

Në fakt, Kairo ka prezantuar dje para mediave drejtorin e ri sportiv, Xhanluka Petraki, i cili ka marr vendin e Davide Vanjatit, i shkarkuar një ditë më parë nga detyra e tij. Një vendim që ka shpëtuar për momentin trajnerin Marko Baroni, por ka dhënë një sinjal që gjërat nuk po shkojnë mirë në klubin të cilit në verë iu bashkuan Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani. Dhe pikërisht merkato e verës e bërë nga drejtori sportiv paraardhës, ka qenë pika ku Kairo është mbështetur për të marrë vendimin e tij, duke e thënë hapur një gjë të tillë edhe në konferencën e djeshme për mediat.

“Fushata e blerjeve, deri më sot, nuk ka dhënë frytet që shpresonim. Kjo nuk do të thotë që këto lojtarë nuk mund të japin rezultate dhe të bëjnë ndeshje të mira. Disa prej tyre kanë kaluar dëmtime, pastaj pret edhe më shumë pasi ke shpenzuar për ta. Unë pres që të nxjerrin në pah potencialin që kanë dhe të na japin rezultate të mira”, tha Kairo para gazetarëve. Duket qartë se shigjetat e presidentit të Torinos Kairo binin mbi lojtarët e ardhur në merkato, e një prej tyre është Asllani, por mediat shkruajnë se në listën e kritikave të tij është dhe mbrojtësi Ardijan Ismajli.

Rrahmani, “Ylli” shqiptar në futbollin çek

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani po kalon një moment pozitiv te Sparta Praga, pas një periudhe jo të mirë ku nuk shënoi për dy muaj. Golat e tij në dy ndeshjet e fundit kanë ndihmuar ekipin të kualifikohet në Kupën e Çekisë dhe të marrë pikët e plota në elitë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Kraikova, Rrahmani pranoi se rikthimi i besimit ka qenë kyç: “Sigurisht është e rëndësishme për një futbollist të ketë besim. Mendoj se e kam fituar prapë besimin. Shpresoj të vazhdoj të bëj gjërat mirë në secilën lojë.”

Sulmuesi i Kosovës kujtoi debutimin ndaj Kraikovas kur ishte pjesë e Rapid Bukureshtit dhe shpreson që të gjejë rrugën drejt golit edhe këtë herë: “Kraikova është një skuadër shumë e fortë, veçanërisht në shtëpi, por ne do të jemi 100% gati për të fituar tre pikët.” Rrahmani përgëzoi gjithashtu ish-klubin e tij, Rapid Bukuresht, për performancën e tyre këtë sezon dhe shprehu dëshirën që ata të fitojnë trofe. “I shikoj thuajse të gjitha ndeshjet. Po luajnë shumë mirë dhe shpresoj që të fitojnë trofe këtë sezon”, nënvizoi më tej futbollisti shqiptar i Kosovës. Me këtë formë, Rrahmani duket gati të vazhdojë të jetë një nga lojtarët kyç të Sparta Pragës këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here