Mediat angleze kritikojnë Brojën: Nuk po bën asgjë për të bindur Evertonin ta mbajë

0
35

Armando Broja, i huazuar nga Çelsi, zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Evertonit si titullar në fitoren e tyre 1-0 kundër Notingham Forest në Siti Ground në Premier League të shtunën e 12 prillit. Broja nuk arriti të realizonte një goditje të vetme gjatë 64 minutave që ishte në fushë dhe kjo ka sjellë kritika për të dhe e bën të vështirë huazimin përfundimtar të tij nga Çelsi për 30 milionë stërlina. Ndeshja kundër Notingham Forest ishte ndeshja e parë si startues i Brojës për Everton që nga humbja e tyre 2-0 kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo në Goodison Park më 29 dhjetor. Shumë shpresonin se 23-vjeçari do ta kishte rrëmbyer shansin me të dyja duart, por nuk ndodhi, duke e shtyrë David Mojes ta zëvendësonte atë me Beto pas rreth 60 minutave lojë.

Duke vlerësuar performancën e Brojës në fundjavë, Mikael Ball, ish lojtari i njohur i Evertonit, tha se sulmuesi tregoi cilësisë së tij, megjithëse në fund linte shumë për të dëshiruar. Ish-mbrojtësi i Tofes, këmbënguli se loja ishte një mundësi e humbur për të huazuarin nga Çelsi. “Duke bërë vetëm ndeshja e tij e dytë si startues për Everton, Armando Broja pati momentet e tij në pjesën e parë në Notingham Forest”, shkroi Ball. “Ai po përpiqej të nxitonte dhe pati një vrapim të mirë, të vogël mes dy ose tre mbrojtësve, por ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka pasur dhe duke u përpjekur të përshtatet në një stil të ri loje me një ekip tjetër. Ndërsa duket sikur ai ka qenë pranë për një kohë të gjatë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po përpiqet të mësojë lojën. Ishte mirë të shihje se Mojes i jepte atij mundësinë e tij, por ndjehet disi si një mundësi e humbur,” përfundon ai.

Bare dhe Mitaj kthehen për dy javë

Dy lojtarë të Kombëtares që ishin të dëmtuar dhe munguan në duelet e marsit në eliminatoret e Botërorit, do të kthehen në maj dhe me shumë gjasë do të jenë të grumbulluar për përfaqësuesen në qershor në kuadër të ndeshjes me Serbinë. Në fakt, Keidi Bare u bashkua para një jave me grupin në skuadrën e tij Saragoza duke krijuar idenë se lëndimi në pulpë kishte kaluar, por nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, mesfushori shqiptar është stërvitur i diferencuar dhe nuk ishte gati për ekipin e tij këtë fundjavë, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin e radhës. Bare u dëmtua përpara grumbullimit të Kombëtares dhe deri tani ka munguar në pesë ndeshje. Ndërkohë, Mario Mitaj po vijon me rikuperimin nga ndërhyrja që kreu përpara pak kohësh. Mbrojtësi i majtë mungoi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës, sepse kishte një problem me pubalgjitë, të cilin e kaloi me sukses pas operacionit që bëri. Ndërsa është duke vijuar planin e rikthimit, Mitaj synon që të jetë gati për një nga përballjet më të forta në kampionatin arab, atë mes Al Itihadit dhe Al Nasr të Kristiano Ronaldos, takim që do të zhvillohet më datën 7 maj. Deri atëherë, mediat pranë klubit shkruajnë se Mitaj ka shumë shanse që të jetë gati. Forma e mbrojtësit është shumë e rëndësishme edhe për Silvinjon, sepse në qershor luhet me Serbinë dhe Letoninë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here