Shfaqja “Turjela” me regji nga Saimir Gongo produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në vitet shtatëdhjetë

0
45

Vepra teatrore “Turjela” vjen në skenë me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në kohën e diktaturës. Sigurimi i shtetit ka një detyrë speciale për shkrimtarin Dritan Korami…të raportojë mendimet e gabuara të dikujt në familjen e tij! Nëse nuk e bën ndoshta mund të ketë pasoja për të vetë dhe ai merr një vendim. “Turjela” premierë absolute është produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo, si dhe në role ka një kast aktorësh të njohur të skenës sonë. Vepra teatrore që shënoi premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” erdhi në skenë, duke përcjellë dhe mesazhe të publiku. Në role janë aktorët Helidon Fino, Olta Daku, Muzafer Zifla, Neritan Liçaj dhe Indrit Çobani. Në Shqipërinë e diktaturës në vitet shtatëdhjetë, Dritan Korami shkrimtar i suksesshëm, rekrutohet nga sigurimi i shtetit që të raportojë mikun tij piktor Marion. Ky i fundit dyshohet se pëlqen artistë dekadentë si Pikason dhe Modilianin. Pa dëshirën e tij, por i nxitur edhe nga e shoqja e tij Eva, Dritani shkon në studion e mikut të tij Marion për të zbuluar se ky i fundit duket se vërtetë pëlqen autorët e ndaluar në Shqipëri, dhe madje ushqen mendime të gabuara ndaj udhëheqjes. I udhëhequr nga ndjeja e miqësisë, Dritani vendos të mos raportojë, por tani i jepet një detyrë tjetër edhe më e vështirë, të raportojë dikë në familjen e tij. Dilemat dhe lufta shpirtërore e shkrimtarit bëhen akoma dhe më të forta ndërsa zbulon se diktatura është edhe më e egër dhe më e sofistikuar se sa  e ka menduar më parë. Vepra që erdhi në skenë nga Saimir Gongo do të vijojë dhe net të tjera për publikun. As regjisor Donald Shehu, skenografia dhe kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe regjia audiovizuale Gentian Shkurti.

Gongo dhe aktiviteti me teatrin

Saimir Gongo i diplomuar për regjisurë pranë Akademisë së Arteve Tiranë ka zhvilluara aktivitetin si regjisor teatri dhe televiziv. U bë i njohur për publikun teatror të kryeqytetit me komedinë e suksesshme “Shtëpia pa dritare” shkruar dhe vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga vetë ai. Si dramaturg është dy herë fitues i festivalit “Netët e dramës shqipe” me pjesët “Shtëpia pa dritare dhe “Pengu”. Është i njohur si bashkautor , skenarist dhe regjisor i serialeve komikë “Bar kafe” dhe seriali tjetër “Familja kuqezi”. Sa i takon komedisë “Shtëpia pa dritare” gjatë pandemisë erdhi sërish në programin artistik online të Teatrit Kombëtar. Vepra teatrore “Turjela” që erdhi këto mbrëmje premierë absolute dhe po vijon në skenën e Teatri Kombëtar është në vijim të sezonit artistik. Tetari Kombëtar ka publikuar dhe datat e tjera që do të vijojë shfaqja teatrore “Turjela” në skenë për publikun.  Shfaqja me regji nga Saimir Gongo dhe një kast aktorësh të njohur në role do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në mbrëmjen e së enjtes, premtes, shtunës dhe të dielës gjatë kësaj jave. Edhe më parë në skenën e TK-së gjatë sezonit artistik këtë vit kanë qenë të tjera premiera për publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here