Milan-Newcastle/ Kuqezinjtë më kërkues, Pop i mohon tre herë golin vendasve në dy minuta

0
48

Milani pret Njukasëllin në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon, me të dyja skuadrat që ndodhen në “Grupin e Ferrit”.

Kuqezinjtë duan të lënë pas atë humbje të hidhur 5-1 nga Interi në fundjavë dhe të rikthehen te fitorja.

Nga ana tjetër “qymyrxhinjtë” vijnë nga një fitore në kampionat, teksa në formacion është edhe një ish. Sandro Tonali rikthehet në “San Siro”, kësaj radhe si kundërshtar i “Djallit”.

19′ Kruniç hedh një krosim drejt zonës, me Teon që godet me kokë, por është sërish Pop që i mohon golin kuqezinjve.

18′ Kruniç godet nga distanca, por Nik Pop arrin ta ndalë duke e çuar në goditje këndi.

14′ Zhiru provon brenda zonës dhe Pop tregohet sërish i vëmendshëm duke i mohuar golin kuqezinjve.

13′ Pobega provon me të majtën dhe ndalet nga Pop. Më pas Leao hedh një krosim drejt Çukvuezes, i cili gjuan me kokë, por ndalet sërish nga Pop.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here