Bejko paralajmëron përjashtime: Konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë pasi nuk mbanin të njëjtin qëndrim si partia

0
55

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha se konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë për shkak se nuk mbanin të njëjtin qëndrim si partia duke nënkuptuar këtu se mund të ketë përjashtime.

Sipas tij nuk ka kuptim që të vazhdojë të qëndrojë në parti Sali Berisha kur vetë Bardhi që sot është bashkuar me të e ka përjashtuar nga partia.

“Këta jo vetëm që nuk janë në linjën e partisë dhe nuk i zbatojnë vendimet e partisë, del e thotë ‘nuk e njoh partinë’. Po si del ti flet në emër të partisë kur ti nuk njeh kryetarin e forumeve të partisë? Po ata njerëz, ata demokratë që rezistuan?

Ata demokratë që nuk u bashkuan me Berishën nuk është se qëndruan nga unë, nga Basha, nga Bardhi apo të tjerët.

Ata janë demokratë që e kanë refuzuar Berishën në kohën kur ne të tjerët nuk flisnim. Unë kam respekt për ata dhe do t’i mbështes deri në fund,” – u shpreh Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here