6 dronë Bayraktar në Shqipëri, gazetari i njohur habit me shifrat dhe zbulon vlerën maramendëse e tyre

0
70

Në Shqipëri do të vijnë dronët e quajtur Bayraktar. Gazetari Lavdrim Lita than ë një intervistë për Euronews Albania se do të vijnë 6 të tillë, vlera e të cilëve shkon në 10 milionë euro.

Ai sqaroi se është sekrete forma e përdorimit të këtyre dronëve apo koha e përdorimit që nga momenti që vijnë në Shqipëri, por u shpreh se patenta e tyre është autentike.

“Do të thotë që këto dronë nuk mund të luftojnë kundër vendit të tyre dhe në një luftë hipotetike Shqipëri-Turqi këto dronë nuk mund të luftojnë kundër Turqisë, apo nëse ne blejmë dronë amerikanë, në një rast hipotetik lufte Shqipëri-SHBA këto dronë nuk mund të përdoren kundër SHBA. Kjo është patenta. Vlen për çdo lloj droni, është teknologjia e tij,” – u shpreh Lita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here