Interi fiton Kupën e Italisë, triumf i rëndësishëm para finales së madhe në Champions League

0
57

Interi fitoi mbrëmë Kupën e Italisë, njërin nga dy trofetë e rëndësishëm të futbollit italian. Përmbysi Fiorentinën 2-1, duke siguruar një trofe të rëndësishëm sezonal, por njëherësh duke i dhënë vetes moralin e duhur para duelit të madh në UEFA Champions League, finalja e së cilës do të luhet në Stamboll më 10 qershor. Duhet thënë se suksesi i mbrëmshëm vjen në momentin e duhur, por në të njëjtën kohë pasurohet historia e Interit me trofe sezonal, një triumf që e meritoi grupi i lojtarëve dhe vetë stafi teknik me në krye trajnerin Simone Inzagi. Me pak fjalë, Interi fiton Kupën e Italisë për edicionin e dytë radhazi. Dhe për herë të nëntë në histori, duke barazuar Romën. Në krye qëndron Juventusi me 14 Kupa Italie. Skuadra e Simone Inzaghit iu fal dygolëshit të Lautaro Martinez për të thyer 1-2 Fiorentinën. Skuadra nga Firence kaloi në avantazh në minutën e tretë me anë të Nico Gonzalez. Por, zikaltrit përmbysën gjithçka brenda fraksionit të parë falë dy golave të bukur të Lautaro Martinez , i cili realizoi në minutën e 29-të dhe të 37-të, dy gola që rezultuan vendimtar për suksesin e interistëve. Interi pati edhe fatin me vete, pasi Fiorentina dominoi fraksionin e dytë të sfidës dhe humbi shumë raste për golin e barazimit. Në fund 1-2 dhe festë zikaltër në “Olimpico” të Romës. Djemtë e Simone Inzagit do të luajnë një tjetër finale (10 qershor), atë të Champions League ndaj Mançester Sitit në Stamboll. Duhet thënë se të gjithë mediat ndërkombëtare shohin favorit ekipin anglez, nisur nga përbërja e grupit dhe njiveli i kampionatit anglez, premier League. Por ndryshe nga ata mendon trajneri i Sitit, pep Guardiola. Sipas tij, Interi ka fituar 3 tituj të Champions League dhe Siti asnjë deri tani. Pra italianët kanë përvojë dhe janë skuadër finalesh, ndaj u kërkoi “qytetarëve” ta vlerësojnë maksimalisht ekipin rival. Kujtojmë që në Itali titullin e kampionit në Serie A këtë sezon e fitoi Napoli, i cili e siguropi matematikisht trofeun 6 xhiro para fundit. Ishte një sukses i madh për napolitanët, pasi nuk fitonin titull prej 33 vjetësh, që kur në gjirin e tyre kishin Diego Armando Maradonën. Në renditjen e Serisë A ende po luftohet për zonën Champions, pra pët top-4, pasi Milani ende nuk e ka siguruar këtë objektiv. Juventusi ka pasur problem me gjykatat, kurse Lacio e ka siguruar top-4 pra pjesëmarrjen në Champions. Roma është jashtë top-4, por është kualifikuar në finale e Europa League, ku në fund të majit synon titullin në finalen e madhe përballë Seviljes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here