Anglezët ndodhen në një grup relativisht të lehtë, me përjashtim të Italisë që është rivalja kryesore dhe të cilën e kanë mundur në ndeshjen e parë. Por anglezët më shumë sesa vendin e parë në grup duken të interesuar të testojnë të rinjtë, pasi në grumbullimin e radhës do t’u jepet një shans elementëve që konsiderohen surprizë nga kritikët sportivë britanikë e për këtë rast është në qendër të vëmendjes trajneri Gareth Sauthgejt. Ky i fundit ka publikuar listën prej 26 lojtarësh të Anglisë për sfidat kualifikuese të Euro 2024 në Qershor, ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut. Përzgjedhja e re e teknikut 52-vjeçar ka pasur disa surpriza. Si lënia jashtë e Rahim Sterling apo Nik Pope, dhe thirrja e emrave të rinj si Ebrechi Eze (Krystal Palace), Ljuis Dunk (Brighton) dhe Sam Xhonston (Krystal Palace). Me dy fitoret e marra në muajin mars përballë Italisë dhe Ukrainës në grupin C, (rivalët më të fortë të grupit), Tre Luanët hodhën një hap të rëndësishëm drejt Euro 2024. Kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani. E si rrjedhojë, Southgate ka bërë një përzierje mes lojtarëve të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë. Të cilët janë gjithnjë prezent pavarësisht shkallës kompetitive të ndeshjeve. Porta u është besuar Xhordan Pikford, Aaron Ramsdale dhe Sam Xhohnston. Dy emrat e parë janë të afirmuar në përbërjen e kombëtares angleze, por afrimi i Sam Xhohnston para Nick Pope të Njukasëll, me Xhohnston që ka luajtur me Kristal Palace në pjesën e dytë të sezonit, ka habitur këdo. Në repartin e mbrojtjes janë përzgjedhur emra të rëndësishëm si John Stones, Trent Aleksander-Arnold, Luke Shaë, Kieran Tripier, Kyle Ualker, Mark Guehi, Herri Meguajër. Por nuk mungojnë dhe emra si Tyrone Mings dhe Ljuis Dunk, të cilët kanë bërë vërtetë mirë këtë sezon. Mesfusha i është besuar Jude Belinghem, Declan Rice, Jordan Henderson, Konor Galagher, Kalvin Filips dhe Ebrechi Eze, me mesfushorin që ka shkëlqyer me Krystal Palace në muajt e fundit. Ndërsa në sulm të përzgjedhurit janë Herri Kejn, Xhek Grealish, Markus Rashford, Bukayo Saka, Kallum Uilson, Xhejms Madison dhe Fil Foden. Anglia kryeson e vetme grupin C të kualifikueseve të Euro 2024, me 6 pikë. Në takimet e radhës, kundër Maltës (16 qershor) dhe Maqedonisë së Veriut (19 qershor), priten të tjera rezultate pozitive për të konsoliduar vendin e parë të grupit. Me ecurinë e deritanishme duket se ky objektiv është në rrugën e duhur dhe pothuajse i pacenuar nga rivalët.