Gara për president, ja kush është kandidati më i rrezikshëm për SHBA, ia kalon edhe Donald Trumpit

0
63

Imagjinoni Donald Trump, por me tru. Imagjinoni Trump, por me një përkushtim të patundur ndaj legjislacionit që e çon vendin në një drejtim që duhet të tmerrojë njerëzit. Ky është përshkrimi që i bën “Huf Posst”, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis, i cili ka vendosur të kandidojë për president të SHBA-së. Pavarësisht paaftësisë, arrogancës dhe çdo të mete tjetër të ish-presidentit amerikan, media shkruan se DeSantis është një lloj tjetër kërcënimi. Ai arriti të bëhej guvernator, nga një legjislaturë republikane e Floridës, e cila, i nënshtrohet tekave të tij. Shteti është aq i dashuruar me DeSantis sa që legjislativi miratoi një projekt-ligj që e lejon atë të mbetet guvernator edhe nëse kandidon për president. Katër vitet e fundit ai ka përdorur shtetin për të çuar përpara axhendën e tij ultra-konservatore, duke ofruar paraprakisht një “trailer” të frikshëm, të asaj që e pret SHBA-në, nëse ai arrin në Zyrën Ovale. Në prill, ai nënshkroi një ligj që kriminalizon abortin pas gjashtë javësh , duke e bërë Florida, dikur një parajsë për njerëzit që kërkonin aborte nga shtetet aty pranë, ndër shtetet më kufizuese lidhur me abortet. Në të njëjtin muaj, DeSantis nënshkroi në ligj një projekt-ligj që lejonte shtetasit të mbanin armë të fshehura pa leje ose trajnim, të hedhësh një shkrepëse mbi kashtën me vajguri. Më pas është Ligji për të Drejtat e Prindërve në Arsim, që ndalon mësuesit të diskutojnë identitetin seksual dhe orientimin gjinor për fëmijët deri në klasën e tretë. DeSantis, megjithatë, mund të jetë kërcënimi më i madh i Trump, pasi është më i mençur, më taktik dhe më i mirë-organizuar se kundërshtari i tij. Ndaj 4 vite në Shtëpinë e Bardhë do të ishin tmerr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here