Sekuestrimi i një sasie të madhe kokaine, kush janë 4 të rinjtë e arrestuar në Tiranë

0
212

Një aksion i madh i koordinuar ndërmjet policisë shqiptare, asaj malazeze dhe DEA-s amerikane, vendosi në sekuestro një sasi të madhe kokaine.

Mësohet se janë arrestuar 15 persona, dhe 4 prej tyre janë të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov.

Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i cili është dënuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje.

Kid Koshenja, 28 vjeç, i cili është dënuar më herët për plagosje të rëndë.

Klajdi Vrioni (Kodra) 32-vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë.

Redion Meshi 22 vjeç, i cili ishte drejtuesi i automjetit ku u gjetën armët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here