Shkëndija e Tetovës ndryshon strukturën drejtuese, vihen emra të rinj

0
146

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar ndryshimet e reja në strukturën e klubit, me një president të ri. Drejtimi i klubit ka kaluar në duart e profesor doktor, Zamir Dikës. Ky i fundit ka një të kaluar si Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore ndërsa tashmë nis një projekt tejet të rëndësishëm për të udhëhequr ekipin shqiptar drejt sukseseve jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Shkëndija ka edhe një tjetër drejtor sportiv, teksa këtë rol do ta mbajë Harun Isa, i cili ka një të kaluar edhe me klubin e Bundesligës, Hertha e Berlinit. “KF Shkëndija komunikon ndryshimet strukturore në udhëheqësi në drejtim të riorganizimit të brendshëm me qëllim arritjen e objektivave për periudhën që pason. Presidenti – Pozita e presidentit të klubit i është besuar profesor doktor Zamir Dikës. Profesori universitar vjen në krye të klubit pas angazhimit të tij paraprak akademik, ku mes tjerash ishte edhe Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore. Drejtori Sportiv – Harun Isa do të jetë përgjegjës për pjesën sportive të klubit. Drejtori i ri sportiv i KF Shkëndija është emër i njohur i futbollit në vend dhe jashtë, ish-futbollist me karrierë të pasur ndërkombëtare. Përvoja e tij në Bundesligë me klubin Hertha BSC, e me vonë edhe Tennis Borusia, Aue, Union Berlin e Vfl Osnabrück, si dhe paraprakisht me Hertha Zehlendorf pritet të vihet në shërbim të Shkëndijës dhe në vitet në vijim synon ndërtimin e një skuadre që do të vazhdojë me suksese edhe në atë ndërkombëtare. Ekipi më i ngushtë i Harun Isës në departamentin sportiv përbëhet nga ish-futbollistët e Shkëndijës, Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzi. Ibrahim Osmani është figurë e njohur e sportit në Tetovë, ish-futbollist i Shkëndijës dhe kapiten i gjeneratës së artë 1996. Skënder Jonuzi gjithashtu ishte pjesë e gjeneratës që solli debutim të Shkëndijës në Ligën e Parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here