Tirana e Partizani, “derbi” edhe për vlerën e lojtarëve, spikat Skuka

0
52

Duke ju referuar “transfermarkt.de” , faqes së specializuar për transferimet, rezulton se Tirana kampione në fuqi, pavarësisht largimeve të merkatos, me lojtarë të spikatur si Seferi, Totre apo Toli, ka aktualisht skuadrën më të shtrenjtë të kampionatit. Në total në organikë lojtarësh bardheblutë vlejnë 5.78 milionë euro, më i shtrenjti ndërkohë në kampin e Orges Shehit është Redon Xhixha, me një vlerësim kartoni prej 475 mijë eurosh. Partizani konkurron denjësisht bardheblutë, duke u renditur i dyti me diferencë të vogël me bardheblutë, me një organikë prej 28 lojtarësh që në total gjithmonë duke ju referuar transfermarkt.de kushton 5.40 milionë euro. Më i shtrenjti në kampin e Colella është Xhuliano Skuka që brenda pak muajve ka bërë një katapultim të vërtetë duke e rritur vlerën e kartonit të tij në 400 mijë euro. Podi i Superiores kompletohet nga Kukësi, ku Safet Gjici ka ndërtuar një skuadër që vlen 5.09 milionë euro, shumë që nuk është reflektuar në fushë në këto javë të para të kampionatit, në organikën verilindore interesant është fakti se më i shtrenjti është një mbrojtës, Thiago Ferreira me një vlerësim prej 400 mijë eurosh për brazilianin.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj