Shorti/ Ballkani mëson emrat e gjyqtarëve që do ta arbitrojnë në Conference League

0
51

E vetmja skuadër shqiptare që mundi të shkojë deri në fazën e grupeve të Conference League është Ballkani i Kosovës, skuadër që drejtohet nga trajneri Ilir Daja. Duhet thënë se të gjithë ekipet e tjera shqiptare në rajon mezi kapën raundin e dytë, sidomos ato të Superligës tonë, që zhgënjyen të gjitha. Ndërkohë, mësohet se UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Kluzhit. Pasi arriti suksesin historik duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, kampionët e Kosovës janë gati për të nisur aventurën e re në këtë garë. Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit G, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet me Kluzhin e Rumanisë. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”. UEFA për këtë ndeshje ka caktuar gjyqtarët nga Zvicra për të ndarë drejtësinë. Urs Shnajder do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Marko Zurçer dhe Zurçer Benjamin do të jenë ndihmësit e tij. Sven Volfensberger është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. Ballkani synon të bëjë një start të mirë e me rezultat pozitiv ndaj Kluzhit në grupin e vet për të vijuar të shkruajë histori në Europë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj