Çfarë pritet pas dështimit të raundit të tretë? Reagon Taulant Balla pas përfundimit të seancës plenare: Kemi disa emra

0
199

Seanca plenare sapo u mbyll me përfundimin e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit që edhe ky raund dështoi si dy të parët.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dalë sot në një deklaratë për mediat. Ai la vend sërish për negociata mes palëve, pasi theksoi se ishin të hapur për dialog me gjithkënd.

“E para siç e patë, i qëndruam angazhimit tonë për të pritur një propozim konkret nga opozita në 3 raundet e para. pas bisedave të zhvilluar anë raundin e 2-3, ne thamë se s’do të kishim një propozim tonin, me besimin se opozita do të ishte e angazhuar në këtë proces. Është përgjegjësi procesi dhe pjesëmarrja në provës. Nga ky moment natyrshme s’do e lëmë vendin pa president dhe do të propozojmë, por duke ndjekur parimet e një procesi, kur dëshira jonë është të dialogojmë me gjithkënd që do të ndajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e kreut të shtetit.”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here