Google search engine
Home Sport Kuqezinjtë e sulmit shkëlqejnë në Turqi, portierët e Kombëtares triumfojnë në Itali

Kuqezinjtë e sulmit shkëlqejnë në Turqi, portierët e Kombëtares triumfojnë në Itali

0
226

Lojtarët e Kombëtares u paraqitën mirë këtë fundjavë, duke lënë gjurmën e tyre në ndeshjet e luajtura për ekipet e tyre në kampionate të ndryshme europiane, por padyshim surprizë e madhe ishin golat shqiptarë në fitoren bindëse të Koniasporit në kampionatin elitar turk, ku Cikalleshi, Çekiçi dhe Bytyçi shënuan ditën e djeshme për skuadrën e tyre, duke i dhënë fitores së Koniasporit ngjyrime kuqezi dhe shqiptare. Madje kjo ishte hera e parë gjatë këtij sezoni që Koniaspori shënon një fitore të bazuar krejtësisht në lojën dhe golat e shqiptarëve, diçka e bukur për legjionarët tanë dhe për mbështetësit e tyre. Cikalleshi ishte i pari që hapi serinë e golave shqiptarë të Koniasporit në duelin ndaj Goztepesë, ku gjiganti i sulmit kuqezi, pasi u zbulua nga e djathta u fut në zonë, manovroi mirë me topin, shmangu dy mbrojtës dhe duke goditur nga një kënd i pjerrët me portën ia kalon topin portierit kundërshtar përmes shalëve dhe duke shënuar golin e parë për ekipin e tij, gol që e festoi në mënyrë të veçantë. Ishte minuta e 6-të, pra kishte kohë mjaftueshëm që shqiptarët e tjerë të Koniasporit të tregonin vlerat e tyre. Dhe momenti i erdhi sulmuesit tjetër kuqezi (në fakt mesfushor i avancuar), Endri Çekiçit, i cili shënoi një gol me vlerë në aspektin individual në minutën e 28-të. Kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej 2-0 dhe Koniaspori ta fuste fitoren në “xhep”. Në pjesën e dytë, duke fituar edhe nga epërsia numerike sepse një lojtar i Goztepesë foli me të kuqe, Koniaspori shënoi edhe golin e tretë, e firmën për këtë gol e mbajti një tjetër shqiptar. Ishte pikërisht Bytyçi i Kosovës që shënoi golin që i vuri “kapak” fitores së skuadrës së tij, një fitore që e mban Koniasporin në vendin e dytë, pretendent për titullin kampion në Turqi këtë sezon.

Portierët/ Berisha e Strakosha spikasin në suksesin e ekipeve të tyre

Në Itali luajnë një numër i madh lojtarësh shqiptarë, të cilët patën kontributin e tyre në skuadrat respektive. Në fakt, ishte një ditë e mirë për lojtarët shqiptarët. Portieri i Lacios, Thomas Strakosha bëri një ndeshje relativisht të mirë ndaj Sasuolos, në atë fitore 2-1. Mediet italiane pas takimit kanë publikuar vlerësimet për futbollistët. Për “gardianin” kuqezi shkon nota 6. “I vëmendshëm te Skamaka në minutën e 6-të dhe 13-të. Strakosha nuk mund të bëjë shumë te goli i pësuar në fund nga Traore”, shkruhet në përshkrim. Shumë mirë edhe Etrit Berisha. Portieri i Torinos mbrojti portën ndaj Salernitanës me “Clean Sheet”. Takimi u fitua nga ekipi torinez 0-1.

Hadërgjonaj i jep fitoren Kasimpashasë

Nuk ishin vetëm Cikalleshi me shokë që shkëlqyen dje në ligën e parë turke, pasi edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka realizuar penallti në minutën e 97-të duke ia siguruar Kashimpashas fitoren 2:1 në shtëpi ndaj Gaziantepit të dielën në kuadër të Superligës së Turqisë. Ndeshja i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit turk. Hadergjonaj luajti tërë ndeshjen. Kashimpasha pas 31 ndeshjeve zë vendin e 11-të me 41 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here