Prokuroria jep vendimin, lihet në paraburgim bashkëshorti i ish ministres së njohur shqiptare (Njoftimi zyrtar)

0
114

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.

Lajmine ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Ulaj.

Molliqaj dhe Megjuani aktualisht janë nën masën e ndalimit prej 48-orëve, pasi u arrestuan të martën.

Megjuani u arrestua pasi iu përgjigj pozitivisht ftesës për paraqitje nga Policia, ndërsa Molliqaj u arrestua dje në mbrëmje në dalje të Prishtinës. Po ashtu, sipas policisë, Molliqaj ishte kërkuar në adresat e banimit dhe policia nuk e kishte hasur të njëjtin dhe i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj