Gazetarja Klodiana Lala shprehet se kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë burgjet nuk ishin aq te mbyllura sa na thuhej. “Ne qeli hynin celulare, pajisje pergjuese e madje organizoheshin edhe lojera fati. Droga dhe alkoli ishin te zakonshme. Kete e deshmoi nje hetim i prokurorise se Elbasanit dhe SHKBB”, shkruan Lala.
Postimi i Lalës
Kur e gjithe Shqiperia ishte ne karantine dhe per te dale ne prag te deres duhej leje nga policia, burgjet nuk ishin aq te mbyllura sa na thuhej. Madje ishin shqyer fare. Ne qeli hynin celulare, pajisje pergjuese e madje organizoheshin edhe lojera fati. Droga dhe alkoli ishin te zakonshme. Kete e deshmoi nje hetim i prokurorise se Elbasanit dhe SHKBB. Mjaftoi nje telefonatë per te zbuluar nje grup kriminal qe bente korrupsion e vepra te tjera penale. Te perfshire ishin zyrtare te burgjeve dhe te denuar VIP, disa prej te cileve ndodhen ne rregjimin e posacem 41biss. Veprimtaria e tyre mund te vinte ne rrezik siguria kombetare.
Nese ne burgje nuk vihet dore, po dore e hekurt ama situata do behet keq e me keq.
Ne pritje per te pare cdo te bejne drejtuesit e rinj. Nese nuk punojne me mire te largohen me nder.








































