“Kjo është akoma SEKRET! Paratë ia ka çuar dorazi një zyrtari ynë”/ Artan Hoxha nxjerr informacionet ‘bombë’: Burri me mustaqe më fliste dhe unë mendoja se ishte i çmendur!

0
190

Gazetari Artan Hoxha ka u shpreh mbrëmjen e djeshme se drejtësia shqiptare në shumë raste ka lënë në rrugë bashkëpunëtorët e saj duke i nxjerrë nga programi i mbrojtjes pas disa vitesh dhe duke mos u mundësuar as shkollimin e fëmijëve.

Hoxha tha se kur dëgjonte një burrë me mustaqe të fliste për drogën nga Ekuadori, mendonte se zotëria në fjalë ishte i çmendur, por që më pas i kishte verifikuar të gjitha informacionet. Gazetari shtoi se nuk ia kishte marrë mendja asnjëherë që një burrë i vjetër të dinte aq shumë informacione për drogën nga Bolicia apo Ekuadori.

“Unë do të sjell një shembull edhe pse kjo është sekret akoma. Në rastin konkret kjo është një pagesë dy mujore që i jepet një familjeje që është bashkë me fëmijë, në rastin që ka bashkëpunuar me drejtësinë. Në datën 16.03, jepen të dhënat, etj, etj. Pagesa është 4 mijë e ca euro, paratë ia ka çuar dorazi një zyrtar i yni. Këtu kanë identitetet e rreme sepse më pas e kanë ndryshuar. 3320 euro. Në këto pagesa përfshihen qira banesa, mirëmbajtje shkalle, garazhi, etj. Si më ra mua në dorë kjo? Ky personazhi është në vitin e 5-të të mbrojtjes. Ky ka dëshmuar për të dënuar 14 persona. Çfarë ndodhi me personazhin? Në një moment, brenda një kohe të shkurtër unë gjeta tre dëshmitarë të tillë të drejtësisë ishin lënë në rrugë. Ky personi që sheh atje e di çfarë halli kishte, nuk çonte dot fëmijët në shkollë dhe nuk i shkollonte dot, sepse kishte ndërruar emër. Ai ka dalë në media dhe ka folur sepse e kishin lënë në rrugë. Janë disa raste të tilla. Unë këtij i kam shkuar në banesë. Ke dhe dy të tjerë, njëri më fliste për drogën nga Ekuadori, dhe mua më dukej i çmendur. Ishte një burrë me mustaqe dhe thoshte jo Bolivia e jo Ekuadori dhe unë thoja, ku i mori vesh ky, por më vonë i vërtetova,”- tha Hoxha ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here