Tensionet me Rusinë, Ukraina bën lëvizjen e papritur

0
220

Në kulmin e tensioneve mes Kievit dhe Moskës, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Ukraina po përgatisin një pakt trepalësh për forcimin e sigurisë rajonale.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal, i cili theksoi se kjo nismë për forcimin e sigurisë vjen në kontekstin e agresionit të vazhdueshëm rus.

“Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të nisim zyrtarisht një format të ri rajonal të bashkëpunimit … në kontekstin e agresionit të vazhdueshëm rus, ne duhet të nënshkruajmë një dokument trepalësh mbi bashkëpunimin për të forcuar sigurinë rajonale,” tha Shmygal ndërsa pritet që të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij polak Mateusz Moraëiecki në Kiev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here