Daily Mail investigon mbi vrasjen e Bledar Muçës: Si po e kalbin paratë e drogës kryeqytetin e kokainës në Europë, me dogana, policë, e politikanë të korruptuar

0
154

Vrasja e shqiptari Bledar Muça vijon të tërheq vëmendjen e mediave të huaja. Së funmdi Dailymail me anë të një shkrimi ekskluziv tregon detajet se si zona ku u vra shqiptari është kthyer në “kryeqytetin” e kokainës në Europë.

Sipas kësaj media britanike, Bledar Muça i cili posedonte një pasaportë të rreme britanike u vra vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antuerp për shkak të luftës të përgjakshme për kontrollin e tregtisë fitimprurëse të drogës në qytetin belg, i cili e ka bërë atë kryeqytetin e kokainës në Evropë.

Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e ti, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës të cilët janë ende në arrati. Deri më tani besohet se vrasja është kryer nga profesionistë dhe ishte porositur nga kundërshtarët e Bledar Muçës.

Tradicionalisht e njohur për tregtimin e diamanteve, Antuerpi po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para, ndërsa policia lufton një betejë të humbur për të ndaluar kartelet e drogës.

Antuerp, qyteti port belg, një qendër kryesore detare, është e mbushur me kokainë të importuar nga Amerika e Jugut. Me kokainën vijnë paratë dhe gangsterët që shpërndajnë paratë dhe ndikimin e tyre në të gjithë qytetin.

Vitin e kaluar një rekord 90 ton kokainë me vlerë 13 miliardë euro u gjet në portin e Antuerp-it, por besohet se është vetëm 10% e drogës së kontrabanduar përmes portit.
Kryetari i bashkisë së qytetit Bart De Uever kohët e fundit u vu nën mbrojtjen e policisë 24/7 pas pretendimeve se bandat e drogës donin ta vrisnin atë.

Kryeprokurori Franky De Keyzer e krahasoi luftën kundër bandave të drogës si ‘një lojë mace e miu’ ku kriminelët luftojnë për të qëndruar një hap përpara ligjit. Zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe punonjësit e portit janë vënë në shënjestër të bandave me shuma të mëdha parash në këmbim të lejimit të kontejnerëve të drogës.

Grupet u ofrojnë doganierëve 50-80 mijë euro për të fshehur kontejnerët me ngarkesa droge ose për t’i ndërruar ato me ato të ligjshme përpara se të bëhen konfiskimi. Vitin e kaluar një rrjet zyrtarësh të korruptuar u zbulua shumë prej tyre me akses në bazat e të dhënave qeveritare të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve belgë .

Vitin e kaluar, pas një serie bastisjesh, një prej operacioneve më të mëdha kundër drogës në Belgjikë, u zbulua një rrjet zyrtarësh të korruptuar. Në mesin e të arrestuarve përfshihej një punëtore porti (sipër – një 28-vjeçare anëtare e stafit në firmën e transportit MSC e njohur vetëm si ‘PC’, e cila u akuzua se u kishte dhënë informacion gangsterëve të lidhur me trafikimin e 1.3 ton kokainë.

Gjithashtu u arrestua një administrator spitali e quajtur ‘Femke G’ (sipër), e cila dyshohet se përdorej nga bandat e drogës për të kërkuar adresat e punonjësve të akuzuarve, në mënyrë që ata të vizitoheshin dhe të ofronin pagesa korruptive ose të kërcënoheshin nëse nuk bashkëpunonin.

Arrestimi më i profilit të lartë ishte ai i një kryeinspektori në policinë belge, i quajtur “Dario L” (mbi) 30 vjeç, një bodybuilder, i cili u akuzua se kishte dhënë informacion nga bazat e të dhënave të policisë për një bashkëpunëtor i cili më pas ua kaloi atë bandave të drogës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj