“Ç’ishte kjo Shtëpia e Lirisë!”/ Koalicioni Berisha-LSI, shpërthen Artan Fuga dhe plas deklaratën e fortë: Po këta sikur ishin nisur djathtas?!

0
188

Profesor Artan Fuga ka reaguar për aleancën e “Foltores” së Sali Berishës me LSI-në e Ilir Metës në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Në një postim në “Facebook”, Fuga shprehet me ironi se “ç’ishte kjo Shtëpia e Lirisë! Hajde merre vesh! Po këta sikur ishin nisur djathtas!”

Postimi i plotë:

Ku është foltorja e Komisionit? Pyes veten : Mirë në foltore demokratët e bazës marrin pjesë dhe flasin. I shohim me të drejtë të lemerisur, të zhgënjyer nga ish partia e tyre dhe nga lidershipi i saj, nga më i vogli te më i madhi, të braktisur, të keqpërdorur, të mashtruar, çfarë të duash!

Por ata diskutojnë, nuk janë si në sallat ku pjesës tjetër të ish partisë demokratike u flet kryetari zyrtar i ish partisë, ku mileti rri si në kohën e babaqemos, me sy hapur, fle, gërhit dhe duartrokit.

Por nuk e kam aty fjalën. Po në këtë Komisionin për Rithemelimin e Partisë demokratike a ka foltore? A bëhen diskutime aty, si merren vendimet aty, kush i sheh, kush i dëgjon, si informohet baza e militantëve të ish partisë për nuancat, rrymat, qendrimet aty! Se ne si publik nuk shohim asgjë! Apo demokratizohet baza dhe nuk luan maja si një farë centalizmi demokratik!

Apo baza është foltoro-demokratike kurse maja, Komisioni, mbetet unitet i celniktë, pa debate, pa diskutime. Me nje fjalë sa përputhen mekanizmat xhirues të foltores me mekanizmat xhirues të Komisionit! Përshembull ç’ishte kjo Shtëpia e Lirisë! Hajde merre vesh! Kush e negocoi, si, pse, me ç’diskutime, ç’rendiment elektoral do të ketë.

Pse nuk u debatua për shtëpinë e Lirisë në foltoret? Kur nuk diskutohet kjo çfarë duhen diskuret patetike?

Po këta sikur ishin nisur djathtas! Këta na japin një aleancë që tashmë ka pas ekzistuar! Le këto aleancat me partitë që luajnë ping-pong dhe i mbledh lidershipi i ish partisë demokratike sa herë ka nevojë dhe nuk kanë asnjë lidhje me foltoret e demokratëve

Se mos mbeten këta kandidatët për kryetarë nëpër bashki si monumente pa themele, në ajër!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj