Google search engine
Home Sociale Kryeministri Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Nga janari shtohet statusi i...

Kryeministri Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Nga janari shtohet statusi i ri, mbështetje financiare për…

0
282

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend zbardhi sot detaje në lidhje me kategoritë që do të përfitojnë nga statusi i fëmijëve në kujdesin  e Republikës.

Rama është shprehur se duke filluar nga janari, tashmë do të kemi dyfishim të mbështetjes së trajtimit financiar për këto kategori.

“Disa ndryshime të rëndësishme të realizuara së fundmi, dhe një tjetër që do të realizojmë sot me votën e këtij kuvendi. Duke nisur nga janari të gjithë nënat me tre ose më shumë fëmijë me skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e trafikuara dhe të dhunuara. Ashtu edhe nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe jetimët, këtyre u shtohet edhe një tjetër kategori, për statusin fëmijë në kujdesin e republikës. Një nismë që mishëron një ambicie dhe materializon një qasje të vazhdueshme të shumicës qeverisëse në raport me ato që ndihen më të dobët.

Me votën e sotme kuvendi do të përcaktojë një status të ri, për të gjithë fëmijët apo personat nën kujdestari të dëshmorëve të atdheut, mjekëve de infermierëve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës, të personave që kanë humbur jetën në krye të detyrës për mbajtjen e pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e kryerjes së ndihmës në kushte të emergjencës. Shteti do të marrë në kujdes të veçantë fëmijët e këtyre kategori prindërish për të lehtësuar përballimin e një vijueshmërie jete. Statusi fëmijë në kujdesin e republikës, përfitohet nga fëmijët deri në 18 vjeç dhe nëse ndjek shkollën e lartë deri në 25 vjeç.

Në një proces qeverisës në çdo hap të rritjes së mundësive për njerëzit në nevojë ne do të rrisim masën për mbështetjen e tyre, do të kishte qenë shumë mirë që atë që bëjmë sot ta bënim më parë, dhe atë që mund ta bëjmë nesër ta bënim sot por çdo gjë varet nga mundësitë”, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here