Google search engine
Home Politike Do të ketë shtrëngim të masave për festat e fundvitit? Manastirliu paralajmëron...

Do të ketë shtrëngim të masave për festat e fundvitit? Manastirliu paralajmëron nga Kuvendi: Duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit…

0
203

Nga Kuvendi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se po vlerësohet situata pandemike në Shqipëri dhe ka paralajmëruar se mund të ketë masa për festat e fundvitit.

“Jemi para festave kur padyshim presim të rriten shkëmbimet ndërveprimet dhe është një situatë sa delikate po ashtu dhe fluide, ndaj ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë këtë situatë për masat që do të nevojiten, për mbrojtje. Duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit në administratë dhe supermarkete duhet të paraqesin kartën e vaksinimit atë të shërimit ose antigenin çdo 8 ditë. Jemi duke vlerësuar situatën dhe po vijojmë me investimet”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here