Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale, ndërkohë që në orën 16:00 pritet të mbahet protesta e organizuar kundër presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha ka publikuar një video duke i bërë një thirrje të fundit të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestë.
“Është Ballkani i interesave antikombëtare, zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Gebëlsin e Millosheviçit apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje”, deklaroi Berisha.
Në Kuvendin e Rithemelimit, Berisha bëri thirrje për të pritur me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç dhe Zaev në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të vizitojnë sot Shqipërinë.





































