Eugena Tomini: Çfarë duhet të bëjnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët me Pfizer

0
46

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, për vaksinimin e fëmijëve dhe personave mbi 60 vjeç.

Ajo tha se nga 1 nëntori prindërit duhet të aplikonin për fëmijët e tyre, të cilët do të vaksinohen me Pfizer.

“Nga 1 nëntori janë të lutur të gjithë prindërit që të aplikojnë për kryerjen e vaksinës në këtë fashë moshash. Fëmijët do mund të vaksinohen me Pfizer,” tha Tomini në Zona Zero.

Përsa i përket infektimit të disa nxënësve në një shkollë në Gjirokastër, që çoi në mbylljen komplet të klasës së 5 për të paktën dy javë, Tomini tha se në asnjë moment nuk është neglizhuar infektimi i moshës pediatrike.

“Gjatë gjithë fazës së pandemisë, ka pasur një numër të ulët të prekjes së të vegjëlve, por kjo s’do të thotë se nuk ka ekzistuar, dhe prandaj s’duhet neglizhuar. Ndërkohë një pjesë e mirë e tyre, kanë nxjerrë në pah se pjesa asimptomatike e kësaj fashe, i ka vënë në dukje se dhe mosha pediatrike preket,” tha Tomini.

Ndërkohë zv/ministrja e Shëndetësisë shtoi se 60-vjeçarët e sipër do të marrin dozën e tretë sipas të njëjtës vaksinë që kanë bërë dy dozat e para.

“Doza e tretë vetëm për ata mbi 60 vjeç apo dhe ata në rrisk. Nga 1 nëntori do vaksinohen, synimi është të vaksinohen me të njëjtën vaksinë për fashat e rriskut, të gjithë do të jenë të detajuara, lloji i dozës, fashat që përmendëm, dhe grupet e riskut,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj