Rritet ndihma ekonomike dhe pagat! Ja kategoria që përfiton

0
254

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka treguar se do të rritet dy herë më shumë ndihma ekonomike për shtresat në nevojë.

“Pas një periudhe te gjatë për buxhetin e vitit 2022 mori vendimin e projekt buxhetit për vitin 2022 dhe kërkojmë të bisedojmë me qytetarët politikat e reja,, Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar do të ndikojnë direkt në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e shtresave që mbështeten nga programet tona. programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, do të rritet masa ekonomike për të gjithë në masën 10%. Do i dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetim, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Për të vijuar me mburojën sociale për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 mln dollaë do të alokohet nga buxheti i shtetit, do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6% paga për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022”, tha Manastirliu. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here