Tifozët shqiptarë hodhën shishe, kampionia polake: Mirë që s’isha në Tiranë, do iu bombardoja me…

0
27

Fitorja e Polonisë mbrëmjen e kaluar vijon të bëjë jehonë në mediat polake pavarësisht rezultatit që ishte minimal dhe jo shumë i drejtë për Kombëtaren tonë. Sjellja e tifozëve tanë në stadium përbën lajm kryesor në Poloni dhe jo vetëm. Mënyra se si tifozët reaguan pas golit të pësuar dhe ndërprerja e ndeshjes për shkak të hedhjes së shisheve të ujit është komentuar dhe vijon të komentohet si një sjellje skandaloze. Mes personave që kanë reaguar në lidhje me këtë moment është edhe Anita Wlodarczy, kampione dhe rekordmene në hedhjen me çekiç.

Në një postim në Twitter, Anita ka shprehur mllef për tifozët e kombëtares shqiptare duke shkruar:

“Sa keq që nuk jam në terren në Tiranë. Do të bombardoja me çekiçë tifozët shqiptarë për sjelljet e tyre të pashpresa.”

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj