Të shtënat në Tiranë, policia del me njoftim zyrtar: Janë plagosur me armë zjarri 2 persona (EMRAT)

0
156

Policia e Tiranës jep detaje për plagosjen e dyfishtë në Tiranë

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në Tiranë kanë mbetur të plagosur Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMIAd by Valueimpression

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here