PD e nxori jashtë loje LSI-në në Kuvend? Reagon Mehmetaj dhe nxjerr prapaskenat: Ka vetëm një pikë që na bashkon me Bashën!

0
170

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hyrë në Kuvend në këtë sesion parlamentar me vetëm katër deputetë, Mirëpo për të formuar një grup parlamentar duhet të paktën 7 deputetë.

Zërave se PD refuzoi t’i japë deputetë për të formuar kuotat e nevojshme iu përgjigj sot në “ABC”, nënkryetarja e kësaj partie Kejdi Mehemetaj.

Ajo tha se në fakt LSI nuk i ka kërkuar deputetë hua PD-së, pasi gjykon se mund të bëjë opozitë edhe me numrin e përfaqësuesve që ajo siguroi nga zgjedhjet e 25 prillit. Mehmetaj theksoi se edhe një deputet i vetëm mund të bëjë opozitë duke ngritur kauza në parlament, ndërsa strukturimin në grupe parlamentare e cilësoi një çështje teknike që sipas saj nuk do e pengojë LSI-në në misionin e saj.

“LSI nuk i ka kërkuar PD-së deputetë hua për të kërkuar një grup parlamentar. Jemi futur në Kuvend me katër deputetë. Gjykojmë që për të bërë opozitë në parlament, nuk është domosdoshmëri për të pasur grup parlamentar. Edhe një deputet I vetëm jo më katër, mund të ngrenë nisma shumë më tepër se një grup me 50-60 deputetë. Ne kemi për të përfaqësuar 107 mijë votat e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë që meritojnë të njëjtën vëmendje. Nuk do jetë shqetësim për ndjekësit tanë nëse jemi një grup parlamentar apo jo.

Të gjithë mekanizmat parlamenti ia ofron edhe një deputeti tjetër. Grupi parlamentar mund të ketë facilitete teknike. Kjo është zgjedhja që LSI ka bërë. Nuk jemi në një situatë kur PD nuk na ka dhënë deputetë por ne nuk kemi kërkuar. LSI edhe përpara zgjedhjeve nuk i ka kërkuar Bashës përfaqësues në lista. Ne kemi qenë të bindur. Ka vetëm një pikë që na vazhdon me Bashën, që të mos tradhtojmë kauzën opozitare. LSI nuk e ka tradhtuar asnjëherë këtë kauzë”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here