

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, konkurrentet kanë rrëfyer sesi e përfytyrojnë ato një ditë me Saimirin. Suela tha se do e ngopte me ushqime pasi i pëlqen të gatuajë.
Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për marrëdhënien që dëshiron të ketë me prindërit e partnerit.
Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?
-Do haja, do pija dhe nëse do kishte ndonjë pishinë dimërore përse të mos futeshim njëherë.
Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?
-Nuk e kam problem por dua ta kem djalin vetëm për vete. Por nuk e kam problem edhe ta kem vjehrrën në shtëpi, që të mësoj ndonjë gjë të re. Të më mësojë të gatuaj.
Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?
-Unë vdes ta bëj gatimin. Sado gjëra të vogla të bëj, prap i bëj shumë të mira. Mund ta ngop Saimirin të kënqet me ushqim.
Mëngjesi për mua nis në 11:00. Mund të bëj ndonjë tost, lëng, por jo te shtrati. Do e merrja dhe do e ulja aty në tavolinë.
Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?
-Këtu e kanë pak namin e keq, që janë ato vjerrat e liga që thonin çohu bëj punët që në 7-të, por kanë qenë kohë më parë ato. Por mami i Saimirin jeton në Gjermani, nga videoja që kam parë duket një vjehrrë e mirë.