Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e izolimit në qelitë me mbikëqyrje të thellë, njohur ndryshe edhe si “41 Bis”, të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
Gjykata hodhi poshtë pretendimet dhe kërkesat e tyre duke lënë në fuqi vendimin e ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për izolimin e tyre.
Vendimi për rrëzimin e kësaj kërkese është marrë ditën e martë. Shullazi dhe Dani kërkuan të lirohen nga qelitë me mbikëqyrje të thelluar me argumentin se ata kanë pasur sjellje të mirë gjatë periudhës që kanë qenë në paraburgim.