

Këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga i është përgjigjur reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me lajmin e mbërritjes brenda janarit në Shqipëri të vaksinave Pfizer.
“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë!”, shkruan Fuga në Twitter.