‘ I kam të filmuar të gjitha. Këtë shtet kemi’/Kallezuan kryebashkiaken, flet bashkëshortja e Petrit Bahos: Ka marrë 20 mijë paund ryshfet

0
25

Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho, qytetari që çoi në SPAK kryebashkiaken Juliana Memo, ka akuzuar këtë të fundit se ka marrë 20 mijë paund ryshfet. Në një prononcim për Report Tv, Baho ka treguar bisedën që ka pasur me kryebashkiaken në zyrën e saj.

Ndërsa nuk ngurron që të tregojë me detaje sesi 2 punonjësit e bashkisë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo e kanë kërcënuar se do t’i prishinin pronën me pretendimin se ka dokumente të falsifikuara.

“Agim Çuni dhe Pandi Pilo më kanë ardhur këtu dhe më kanë kërcënuar. Më ka thënë që unë do ta prish lokalin se ke letra false. Më gjej Agim Çuni, a i kam unë letra false apo i ka Ramadani që i ka dhënë lekët Çunit. Ramadani thotë vetë që i ka dhënë 20 mijë paund Juljanës, të gjithë kështu kanë thënë, unë blej Beratin me lekë ka thënë ai. Unë nuk kam lekë të hedhë të keqën motra. Të gjithë pronën e kam me letra. I kam dërguar dhe Edi Ramës në portal 3 herë ankesa. S’më ka kthyer përgjigje. I vajta në zyrë dhe më tha ‘varja atij debilit se nuk ia jap, do ta bëj lulishte për fëmijët’. Në të vërtetë ja dha zotërisë. Ne kemi qenë të shtypur nga policia që punonin me këtë zotërinë. Në 3 muaj karantinë, shkonin dhe hanin e pinin në lokalin e tij me gjithë policat në këmbë, i kam të filmuar të gjitha. Këtë shtet kemi,” – tha Burbuqe Baho.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj