Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit, forca të shumta policie përqendrohen në Shijak

0
251

Ditën e djeshme Policia e Tiranës së bashku me FNSH-në kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe u vra në 17 janar të këtij viti në Kamëz. Mësohet se kërkimet për trupin e Jan Prengës janë përqendruar kryesisht në fshatin Pjezë të Shijakut, ndërkohë që për vrasjen e tij deri më tani janë arrestuar 6 persona. Referuar hetimeve është arritur në përfundimin se Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar të këtij viti, u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të A. Hajrit. Gjithashtu referuar fotove të siguruara nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Ndërsa, asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit. Gjithashtu referuar hetimeve, familja Prenga lidhur me këtë ngjarje të rëndë zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën. Ndërsa për ngjarjen janë arrestuar personat e identifikuar me iniciale B. Hajri, L. Hajri, O. Turja, E. Hajri, F. Bixhdili dhe A. Doçaj. Ndaj këtyre personave në datë 31 janar gjykata vendosi masat e sigurisë “Arrest ne burg” pasi akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Sipas burimeve, mësohet se në procesverbalet që policia ka hartuar në ngarkim të tyre, ata fillimisht nuk kanë qenë dakord me akuzën e ngritur nga prokuroria dhe nuk kanë pranuar të kenë qenë pjesëmarrës të pengmarrjes së Jan Prengës. Gjithashtu mësohet se, një prej të arrestuarve bashkëpunuar deri diku me prokurorinë duke pranuar se trupi i Jan Prengës ka mbërritur në resortin “Golden” në Shijak, por më tej nuk mësohet se çfarë ka deklaruar tjetër ky person. Ndërsa, gjatë prezantimit të gjeneraliteteve në seancën gjyqësore të zhvilluar në 31 janar, rezultoi se personi i identifikuar me iniciale L. Hajri ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Konflikti dhe zbardhja e ngjarjes
Pengmarrja dhe më pas asgjësimi i 49-vjeçarit Jan Prenga, e ndodhur në 17 janar të këtij viti që i përngjante skenarëve të filmave të Hollywood-it, u zbardh nga policia rreth dy javë pas ngjarjes së bujshme. Ndërsa shkak i pengmarrjes dhe më pas asgjësimit të tij ka qenë mosdorëzimi i një sasie prej 283 kg kokaine. Mësohet se 49-vjeçari, baba i 5 fëmijëve u rrëmbye dhe si pasojë e dhunës së ushtruar nga personat që e morën peng mëngjesin e 17 janarit ndërroi jetë. Për rrëmbimin e 49-vjeçarit, policia vuri në pranga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Në prangat e policisë përfunduan dy vëllezërit E. Hajri e L. Hajri si dhe babai i tyre B. Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç. Gjithashtu si bashkëpunëtor për ngjarjen e rëndë u arrestua edhe 36-vjeçari O. Turja dhe F.Bejxhia. Sipas burimeve pasi u mor peng 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resortin “Golden”, në pronësi të familjes Hajri, aty ku edhe do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe. Të ndaluarve u sekuestruan armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here