Ilir Meta humb mikun e tij të ngushtë, fjalët ngushelluese: Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht s’do të jenë më njësoj

    0
    274

    Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetin social ka reaguar për humbjen e mikut të tij të shtrenjtë.

    Meta i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes së mikut të tij, miqve dhe mbarë komunitetit që e njohën.

    Postimi i plotë i Ilir Metës:

    Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte.
    Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh, ishte edhe miku yt i veçantë.
    Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj.
    Të prehesh në paqe Vasil Llakmani!
    Mikpritja dhe bujaria jote do mbeten të paharruara!
    Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe mbarë komunitetit të mrekullueshëm të Pogradecit dhe Tushemishtit!

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here