Rrëfimet e Bolton/Tensionet me Iranin e Korenë e Veriut, Kina e Izraeli, ja sjelljet e Donald Trump

0
27

-Nga libri “Në zyrën ku ndodhi”-

Nga Robert Papa

(Vijon nga numri i kaluar)

…Jeta nën Trump, sidoqoftë, nuk ngjasonte me jetën e Addisonit të Katos, ku heroi përpiqej të mbronte republikën e Romes prej Jul Cezarit. Në fakt administrata e re më shumë përngjante me këngën e Eagles “Hotel California”: Mund të vish në çdo kohë? Por ju nuk ikni kurrë”.

Nuk zgjati shumë, Bannon dhe Priebus po telefonin dhe theksonin që të shkoja në Shtëpinë e Bardhë nën një kapacitet, sepse donin të mbikalonin mospërputhjet e Trump me McMasterin dhe Tillersonin. Manifestimi më zemërrrahës ishte Irani, veçanërisht marrëveshja Bërthamore 2015, të cilën Obama e quajti arritje kurore (të tjerët besonin Obamacare). Marrëveshja ishte përpiluar keq dhe negociuar në mënyrë të neveritshme, plotësisht e dobishme për Iranin: E pazbatueshme, e paverifikueshme dhe e papërshtatshme në kohëzgjatje dhe fushëveprim. Megjithëse në dukje zgjidhte kërcënimet e paraqitura nga Programi i Armëve Bërthamore të Iranit, marrëveshja nuk bëri asgjë të tillë. Në fakt, e përkeqësoi kërcënimin duke krijuar pamjen e një zgjidhjeje, duke larguar vëmendjen nga rreziqet dhe heqja e sanksioneve ekonomike që kishte imponuar dhimbje të konsiderueshme në ekonominë e Iranit ndërsa lejonte Teheranin të vazhdonte në thelb i papenguar. Për më tepër, marrëveshja nuk adresoi seriozisht kërcënimet e tjera nga Irani: programi raketave balistike (një përpjekje e maskuar hollësisht për të zhvilluar armë bërthamore); roli i tij i vazhdueshëm si bankier qendror për terrorizmin ndërkombëtar dhe aktivitetin malinj në rajon, mes ndërhyrjeve në rritje të Forcave Quds, një Grup special i Jashtëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe kudo. Të ngrirë nga sanksionet, duke përfituar nga transferta në cash me palete avionësh kargoje 150 milionë dollarë si dhe nga heqja e ngrirjes të aseteve prej 150 miliardë dollarë, ajatollahët radikale të Teheranit u kthyen sërish në biznesin e tyre.

Trump si dhe kandidatët e tjerë të 2016, bënë fushatë kundër “Planit të Përbashkët të Veprimit”, titulli zyrtar i marrëveshjes për Iranin dhe u besua gjerësisht se ishte i gatshëm për një pastrim ekstrem pas inaugurimit të tij. Por një kombinim i Tillerson, Mattis dhe McMaster zhgënjeu përpjekjet e Trump për t’u çliruar nga kjo marrëveshje e mjerë, duke u quajtur prej mediave adhuruese si “Boshti i të rriturve” që e ndalon Trumpin që të mos kënaqet me fantazitë e egra. Nëse vetëm ata e dinin. Në fakt, shumë prej mbështetësve të Trump i panë përpjekjet e tyre si pengesa që të bënte atë që u kishte premtuar votuesve për të bërë. Dhe McMaster nuk ishte duke i bërë vetes se tij asnjë favor duke kundërshtuar fraza si “terrorizëm radikal islamik” për të përshkruar si të atilla.

Jim Baker më thoshte kur punoja për të në Departamentin e Shtetit të Bushit 41: “Donte të bënte  presion për diçka që Baker dinte, por Bush nuk donte.”

“John, djali që u zgjodh nuk dëshiron ta bëjë atë”. Ky ishte zakonisht një sinjal që duhet të ndaloje të trysnojë, por në aparatin “foshnjor” të sigurisë kombëtare  së Administratës Trump, “djali që u zgjodh” ishte vetëm një nga shumë pikat e të dhënave.

Në fillim të majit, pasi bëra një diskutim tjetër në Shtëpinë e Bardhë me Priebus dhe Bann, ata më çuan në atë që doli të ishte një mundësi për foto me Trump dhe Pence në kolonadën që lidh Rezidencën me “Krahun Perëndimor” (Uest Uingun e famshëm, shën i përkthyesit).

“John, shumë mirë që të takoj”, tha Trump ndërsa ecnim përgjatë kolonadës, të rrethuar nga fotografët. Ne folëm për Filipinet dhe kërcënimin kinez për të sjellë gati të gjithë detin e Kinës së Jugut nën sovranitetin e Kinës. Kur mbaruam, Trump tha me aq zë të lartë sa duhej për ta dëgjuar turma e reporterëve ndjekës: “A është Tillerson përqark? Ai duhet të flasë më John”. Pas kësaj doli jashtë “ovales”. Priebus tha: “Kjo ishte e shkëlqyeshme. Ne duam t’ju kemi këtu rregullisht”.

Jeta në Shtëpinë e Bardhë vijoi me ritmin e vet, me Trump duke shkarkuar drejtorin e FBI, James Comey më vonë në maj (sipas sugjerimit nga Kusher, sipas Bannon), pastaj takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov (të cilin e kisha njohur për më shumë se njëzet e pesë vjet) kinse pak se të kujdesshëm në diskutimin e materialit të klasifikuar, duke e quajtur Comey njeri “pa shpirt”, sipas të “paanshmes” Nju York Times.

Unë isha në Izrael në fund të majit për të mbajtur një fjalim dhe u takova me kryeministrin Bibi Netanyahu, të cilin e kisha takuar për herë të parë në kohën e Bush 41. Kërcënimi i Iranit ishte qendra e vëmendjes sonë, ashtu siç duhej të ishte për çdo Kryeministër të Izraelit, por ai ishte gjithashtu i dyshimtë për caktimin e Kushnerit, familjen e të cilit Bibi e njihte prej vitesh, me e detyrën për t’i dhënë fund konfliktit izraelit-palestinez. Ai ishte i mjaftueshëm për një politikan që të mos kundërshtonte idenë publikisht, por si shumica e botës, ai pyeti veten pse Kushner mendon se ai do të kishte sukses aty ku kishin dështuar ata që i ngjanin Kissingerit.

Unë isha përsëri në Shtëpinë e Bardhë në qershor për të parë Trump, duke ecur me Priebus jashtë “Ovales”. Trump na pa përmes derës së tij të hapur dhe tha: “Përshëndetje, John, më jep vetëm një minutë, unë po firmos komisionet e gjyqtarëve”. Unë isha i lumtur ti jepja gjithë kohën që i duhej sepse rekordi në rritje i Trump në nominimet gjyqësore në kohën e duhur nga konfirmimi i gjyqtarëve Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, ishte për ne konservatorët përparësia më e lartë dhe arritja më e madhe e mandatit të tij.

Kur Priebus dhe unë hymë, e përgëzova Trump për tërheqjen nga marrëveshja e klimës në Paris, të cilën “Boshti i të rriturve” nuk kishte arritur ta ndalonte dhe unë e shikoja si një fitore e rëndësishme kundër qeverisjes globale. Marrëveshja e Parisit ishte një dështim, për ata që me të vërtetë ishin të shqetësuar për ndryshimin e klimës. Si në shumë raste të tjera, marrëveshjet ndërkombëtare siguruan pamjen e adresimit të çështjeve kryesore, duke u dhënë politikanëve kombëtarë diçka të fitonin si kredi, por nuk bënë asnjë ndryshim të dukshëm të botës reale ( në këtë rasti ua hapi rrugët vendeve si Kina dhe India, që mbetën në thelb të pandaluar). I dhashë Trump një kopje të artikujve të mi të quajtur: “A duhet ta marrim seriozisht qeverisjen globale?” nga Chicago Journal of La& International, jo se mendova se ai do të lexonte, por ti kujtoja se sa rëndësi kishte ruajtja e sovranitetit amerikan. Unë e paralajmërova Trump që të mos humbte kapitalin politik në një gjendje të pakapshme kërkimi për të zgjidhur mosmarrëveshjen arabo-izraelite dhe mbështeta fuqimisht lëvizjen e ambasadës amerikane në Izrael në Jeruzalem, kësisoj duke e njohur si kryeqytet i Izraelit. Për Iranin, unë e nxita që ai të vazhdojë përpara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe i shpjegova pse përdorimi i forcës kundër Iranit mund të jetë zgjidhja e vetme e qëndrueshme.

“Ju i tregoni Bibit nëse ai përdor forcën edhe unë do ta mbështes. Unë i thashë, por ju duhet përsëri”, tha Trump, i pakompromentuar nga unë, ndërsa biseda vazhdoi, Trump më pyeti: “Si shkon bashkë me Tillerson” dhe unë thashë që nuk kemi folur që nga janari. Bannon më tha disa ditë më vonë se Trump ishte i kënaqur me takimin. Pas disa javësh, Tillerson më telefonoi të më kërkonte të isha i Dërguar Special për pajtimin në Liban, çka e pashë si një nënvizim “kutie”: nëse e pyeste Trump, Tillerson do i thoshte i afrova diçka por ai nuk e pranoi. Në të njëjtën kohë Tillerson i kishte kërkuar Kurt Volker, ndihmës i ngushtë i McCain’s, që të bëhej i dërguar Special për Ukrainën. Asnjë nga këto nuk ofronte një punë të plotë për qeverinë, por shikimi im është ju ose jeni ose nuk jeni në qeveri dhe gjysma nga shtëpitë nuk funksionojnë. Korea e Veriut, gjithashtu ishte nw mendjen e administratës, pas lirimit të Otto Warmbier, i cili vuajti trajtim barbar në duart e PioPyongyang dhe vdiq sapo mbërriti në SHBA. Brutaliteti i Koresë së Veriut na tregoi gjithçka që duhej të dinim për regjimin e tyre. Për më tepër, Pyongyang ishte duke lëshuar raketa balistike, përfshirë këtu atë të 4 Korrikut (sa e menduar), ndjekur nga një tjetër në 28 korrik që përfundimisht çoi në sanksione të mëtejshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 5 gusht. Disa ditë më vonë, Trump u nxit të kërcënonte “me zjarr dhe tërbim” që bota nuk ka parë kurrë “kundër Koresë së Veriut”. Megjithëse Tillerson tha menjëherë se amerikanët duhet të “flenë mirë natën” dhe “nuk ka asnjë shqetësim nga retorika e veçantë e disa ditëve të kaluara”, por vështirë se i sqaroi gjërat. Unë pyesja veten nëse Tillerson po sulmonte Korenë e Veriut apo Trump, i cili e ngritën sulmin në 11 gusht duke thënë SHBA u bë “gati për sulm” ndaj Koresë së Veriut. Kishte pak fakte se ndonjë përgatitje e re ushtarake ishte në zhvillim e sipër. Më 30 gusht Trump tuiti se ne kemi folur me Korenë e Veriut për 25 vjet dhe asnjë rezultat, ndaj s’ia vlen të flasim ende. Trump e përsëriti këtë ide në 7 tetor.

Presidentët dhe administratat e tyre kanë biseduar  për 25 vjet, marrëveshje të bëra dhe shuma masive parash të paguara. Nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se boja të ishte e thatë, prodhuar nga negociatorë  budallenj të SHBA, negociatorët. Na vjen keq, por vetëm një gjë do të funksionojë!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj