Dy javë pas infektimit me koronavirus, shefja e epidemiologjisë Silva Bino ka lënë spitalin duke u shëruar nga virusi.
Lajmin e bën të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke shkruar: Të presim me padurim.
“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1.
Të presim me padurim🙏🏼
FORCA♥️”, shkruan ministrja Manastirliu.







































