Hynte në rrjet dhe përgjonte telefonat, si u kap iraniani i njohur si “Hija”

0
39

Jo vetëm spiunazh, por edhe sulme kibernetike. Të paktën kjo kuptohet se po ndodh nga aksionet policore të herë pas hershme ndaj individëve që kryejnë veprimtari të dyshimtë kundër kampit të Mek të vendosur në Shqipëri prej vitesh. I fundit që ra në rrjeten e policisë është një 46 vjeçar , nga Irani. Ai u ndalua se dyshohet që ndërhynte në rrjët dhe përgjonte.

Ndonëse në rrugë zyrtare policia u shfaq e rezervuar dhe publikoi vetëm inicialet B.P të iranianit të dyshuar për 4 akuza, Top Channel mëson se i dyshuari hyri në Shqipëri në 2016 dhe filloi veprimtarinë kundër anëtarëve të Mek.\ Por për shkak se ky episod është nën ndjekje edhe nga agjensi të tjera të sigurisë, policia hedh dritë vetëm mbi implikimin më të fundit të iranianit i cili përmes një aplikacioni komunikonte me të tjerë duke u lidhur me numrat e telefonit të shtetasve të ndryshëm.

Pas këtij veprimi policia shton se iraniani siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit duke e bërë të disponueshëm në aparatet e tij kompjuterike. Policia gjeti në banesen e tij tre dokumente identifikimi dhe një sërë dokumenrash të tjera nën hetim,10 karta sim, katër aparate celulare dhe një usb.

Ai do t’i dorëzohet prokurorisë për të hetuar për përgjim të të dhenave kompjutërike , keqperdorim pajisjesh dhe ndërhyrje në sisteme kompjuterike. Ky operacion vjen pas një javë pasi Shqipëria dëboi një italo-iranian për veprimtari spiunazhi, ndërkohë që më herët ishin dëbuar edhe dy diplomatë. Policia shton se iraniani i ndaluar u zbulua në kuadër të një hetimi të shpejtë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës kriminale./ TCH

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj